Vllaznia shpartallon Drinin, humor gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2015 | 20:42

Vllaznia shpartallon Drinin, humor gjatë ndeshjes

vllaznia bPërplasja mes Vllaznisë B dhe Drinit ka sjellë një goleadë në ndeshjen e zhvilluar dje, e vlefshme për Kategorinë e Tretë.

Skuadra e dytë e Shkodrës ka fituar 7-1. Një ndeshje pa histori, ku shkodranët me 3-4 lojtarë profesionistë të Superiores bënë detyrën. Mund të thuhet se disniveli i skuadrave u vërejt gjatë pjesës së dytë, ku rezistenca e Drinit ishte vetëm një pjesë loje. Dopietat e Hallunajt dhe Kirit u plotësuan nga golat e Hasanajt, Çinarit dhe Borshit. Ndërkohë që për Drinin ka shënuar me 11- metërsh Shehu.

Gjatë takimit nuk ka munguar dhe humori shkodran. Në momentin kur shënoi gol skuadra e Drinit, pasi ishte një 11-metërsh i dyshimtë dhe shkodranët me batutat e tyre thumbonin kryesorin Shkurtaj, se goli i Drinit ishte i kuotuar me koeficient të lartë.

Vllaznia B-Drini 7-1
GOLAT: Hallunaj 13′, 68′, Hasanaj 42′, Kiri 45′, 70′, Çinari 55′, Borshi 76’/ Shehu 49′(p) VLLAZNIA B: Hasani (Nikollaj 73′), Borshi, Rrotaj, Boçi, Mehmetaj, Hasanaj (Osmanagaj 68′), Hallunaj, Kiri, Shimaj (Çuliq 56′), Çinari, Kapaklia. Trajner: D.Beci
DRINI FK 2004: Merkohasani, Reçi, Ibrahimi, Arifi, Leci, Kola (Sallaku 46′), Shima (Nako 22′), Shehu, Pilafi (Yzeiri 61′), Arra, Belba. Trajner: S.Koka
GJYQTARË: K.Shkurtaj, A.Memlikaj, J.Kraja, D.Maleta (Tiranë)
DELEGAT: Genc Xhafa (Kamëz)

Përgatiti: Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"