Vllaznia gjen sulmues, gazetari e zbulon në emision: Luan për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 23:55

Vllaznia gjen sulmues, gazetari e zbulon në emision: Luan për…

Gazetari sportiv Tami Kona zbuloi në emisionin “Pressing” se Vllaznia po përgatit blerjen e sulmuesit të kombëtares së Moldavisë Eugen Sidorenko, pjesë e Zimbru Kishinaut.

kona

“Tre klubet që janë në Turqi i kanë gjërat më komode. Nuk është se ka afrime. Te Partizani bëhet fjalë për dy lojtarë në provë. Vazhdojnë të gabojnë aty. Ka zhvillime te Vllaznia. Ka firmosur një qendërmbrojtës, Adili. Një lojtar i kombëtares moldave do të firmosë me Vllazninë, konkretisht Sidorenko. Nga ekipet e tjera nuk është se kam informacione për afrime”, deklaroi Kona.

Sidorenko ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në Moldavi, Rumani, Izrael, Rusi. Ai futbollist i kombëtares moldave, me të cilët ka realizuar 7 gola në 34 ndeshje.

Eugen_Sidorenco

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"