Vllaznia e re, klubi e nis me prezantimin e drejtorit. Trajneri i ri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 22:37

Vllaznia e re, klubi e nis me prezantimin e drejtorit. Trajneri i ri…

Një erë e re po nis te Vllaznia. Me afrimin e sponsorit Alban Xhaferi, te klubi shkodran pritet të ketë lëvizje të shumta, duke filluar që nga stafi drejtues.

Vllaznia-Teuta

Siç është bërë e ditur prej ditësh, drejtori sportiv i Vllaznisë do të jetë kroati Matko Djarmati. Këtë e ka komunikuar edhe vetë klubi shkodran në një njoftim në faqen zyrtare, ku thuhet se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i Djarmatit.

matko djarmati

Gjithashtu shumë shpejt Vllaznia do  të prezantojë edhe trajnerin e ri, i cili pritet të jetë kroato-gjermani Tomas Brdariç. Ky i fundit pritet të prezantohet dy ditë më vonë nga klubi shkodran dhe menjëherë do të nisë nga puna, për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

J

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"