“Vit me ngjarje të rëndësishme”, Kushi flet pas mbërritjes së Luiza Gegës: Emocionet e veçanta në sport i kam marrë kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 11:47

“Vit me ngjarje të rëndësishme”, Kushi flet pas mbërritjes së Luiza Gegës: Emocionet e veçanta në sport i kam marrë kur…

Luiza Gega është rikthyer sërish në atdhe pasi u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Atletja shqiptare u prit në Rinas nga Ministrja e Sportit, Evis Kushi, e cila në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ky vit ka qenë plot me ngjarje të rëndësishme për sportin shqiptar:

1810f20d-9d99-496d-825a-9e1291e51f11 (1)

“Ky vit ka qenë plot ngjarje të rëndësishme për sportin. Kupa e Botës, Finalja e “Conference League”, Kampionati Evropian i Peshëngritjes.

Ngjarje këto që kontribuojnë edhe në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Po ashtu, domethënëse ka qenë edhe pjesëmarrja e sportistëve tanë në ngjarjet e rëndësishme sportive në botë.

Kampionate, lojëra olimpike, mesdhetare. Dhe rezultatet kanë qenë si asnjëherë tjetër, Shqipëria po ngrihet në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare.

Përveç Ligjit të ri për Sportin, unë jam krenare veçanërisht për ndryshimet e fundit në VKM, ku kemi parashikuar që të shpërblejmë edhe sportistët e sporteve individuale, të kategorive ‘të rritur’ dhe ‘të rinj’, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare.

evis-kushi1

Ishte një vendim për t’i dhënë vlerësimin dhe dinjitetin e merituar sportistëve tanë elitare, duke motivuar kështu jo vetëm ata por edhe gjithë të rinjtë e të rejat që merren me sport.

E dashur Luiza, ndër emocionet më të veçanta që kam përjetuar gjate punës sime si Ministre Sportesh ka qenë momenti kur ti dhe Brikeni valëvitët flamurin tonë kuqezi në Stadiumin Olimpik të Tokios 1 vit më parë.

E momenti i dytë më emocionues ka qene këtë të shtunë teksa ti, me lot në sy, valëvite përsëri flamurin shqiptar, duke e sjellë për herë të parë në Shqipëri medaljen e artë në atletike. Nuk ka emocion më të bukur sesa lotët e gëzimit.”, përfundoi, Evis Kushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"