Videoskandali s*ksual në zyrën e kryetarit të bashkisë, ja me sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2024 | 19:56

Videoskandali s*ksual në zyrën e kryetarit të bashkisë, ja me sa vite burg u dënuan Safet Gjici dhe Alma Kaçi

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është dënuar me 3 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi i ulet në dy vite.

safet-gjici-1-1200x6751-433x300

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Para shpalljes së vendimit, Safet Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit. Ai akuzoi Abedin Orucin se e sulmoi që të zaptonte pronat e bashkisë.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici, i cili akuzoi Oruçin se i publikoi videon intime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"