VIDEO/ Vlerësim fantastik, goli i mesfushorit të Kombëtares shqiptare zgjidhet më i bukuri për vitin 2023

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 23:03

VIDEO/ Vlerësim fantastik, goli i mesfushorit të Kombëtares shqiptare zgjidhet më i bukuri për vitin 2023

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili është pjesë e Spartës së Pragës, në elitën e futbollit çek, ka marrë një vlerësim fantastik fantastik mbrëmjen e sotme, teksa goli i shënuar nga goditja e dënimit, në duelin ndaj Kopenhagen në ndeshjen e Champions-it, është zgjedhur si më i bukuri për vitin 2023, për sa i përket golave të shënuara nga skuadra e Spartës së Pragës. 

laciiii

Laçi realizoi një supergol në minutën e 105-të ndaj Kopenhagen teksa mesfushori ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi në hyrje të zonës. Topi shkoi në trekëndësh dhe kishte shumë pak vend për portierin kundërshtar për ta ndalur. Ky gol u shënua më datën 15 gusht të këtij viti.  

la-1

Ky gol i dhuroi avantazhin Sparta Pragës me rezultatin 2-1, megjithatë miqtë barazuan pak minuta më pas me kohën shtesë që u mbyll në barazim 3-3. Nga goditjet e penalltive, Laçi shënoi sërish, por danezët u treguan më të saktë dhe Sparta Pragë u eliminua nga kualifikueset e Champions League, teksa Kopenhagen shkoi në grupe.  

  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"