VIDEO/ Vershtapen nuk njeh rival, triumf i dyfishtë në Baku për Red Bullin. Ferrari zhgënjim absolut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 14:56

VIDEO/ Vershtapen nuk njeh rival, triumf i dyfishtë në Baku për Red Bullin. Ferrari zhgënjim absolut

Maks Vershtapen triumfon në Çmimin e Madh të Bakusë, duke kryesuar tashmë i vetëm në renditjen e përgjithshme të pilotëve, duke përfituar dhe nga gabimet e bëra nga rivalët e tij.

bandicam 2022-06-12 14-55-44-844

Kampioni i Botës në fuqi e nisi nga vendi i tretë dhe dukej se do të kishte probleme, por pas një problemi në makinë te shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez dhe problemeve skandaloze te Ferrari, bënë që holandezi të triumfonte në këtë garë pa pasur askënd që ta ndalonte.

Në vendin e dytë u ngjit Serxhio Perez, që edhe pas një gabimi në gomat e makinës, ndërsa në vendin e tretë u ngjit Xhorxh Rasëll, i ndjekur nga Luis Hemilton, i cili u zgjodh dhe piloti in ditës.

Garë për t’u harruar për Ferrarin. Skuteria italiane e nisi si mos më keq duke humbur Karlos sainz për shkak të disa problemeve që kishin marshet e makinës, ndërsa më pas, në xhiron e 21-të, Sharls Leklerk pati probleme me motorin e makinës së tij, duke e nxjerrë Ferrarin pa pikë nga Azerbajxhani, me kampionatin botëror që e shikon se i largohet dhe më shumë.

Botërorin vazhdon ta kryesojë Vershtapen, i cili ndiqet nga shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez, me Leklerk që bie në vendin e tretë.

renditja

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"