VIDEO/ Tre shqiptarë në fushë, Ikardi gjen rrugën e rrjetës me Gallatasarajin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 21:00

VIDEO/ Tre shqiptarë në fushë, Ikardi gjen rrugën e rrjetës me Gallatasarajin

Mauro Ikardi e ka bërë “sefte” me Gallatasarain. Duket se divorci me Vandën nuk e ka shqetësuar aspak sulmuesin argjentinas, që ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj Istanbulsporit të shqiptarëve, ku Gallata triumfoi me rezultatin 2-1.

IKARDI

Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri ishin titullarë për Istanblusporin, ndërsa Eduart Rroca la pas dëmtimin dhe e nisi nga pankina. Jilmaz kaloi në avantazh Galatasarain në minutën e 12’, ndërsa Istanbulspori u përgjigj me Mehmetivic në të 30-ën.

Në pjesën e dytë Galatasarai fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi qetësisht Ikardi, duke e dërguar në rrjetë me “Panenkën” e famshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"