VIDEO/ Tragjedia e Duamenës kujton rastin e Nuabuezes, dy vite më parë e kthyen në fushë pas kolapsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2023 | 22:36

VIDEO/ Tragjedia e Duamenës kujton rastin e Nuabuezes, dy vite më parë e kthyen në fushë pas kolapsit

Rafel Duamena regjistrohet si futbollisti i parë që pëson një goditje fatale gjatë një ndeshje në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi në të shkuarën ka pasur lojtarë që kanë pasur probleme të ngjashme duke pësuar gjendje të fikti në fushë, por që kanë kaluar pa pasoja. I freskët është rasti i ish-sulmuesit të Laçit, Kirian Nuabueze, gjatë ndeshjes së Kupës që kurbinasit luanin në shtëpi ndaj Partizanit.

nuabueze

Pikërisht bëhet fjalë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit, e zhvilluar më 17 mars 2021, është shoqëruar me momente paniku. Në minutën e 12-të të takimit  Nuabueze mbeti i shtrirë në fushë për disa çaste në një kohë kur nuk pati asnjë kontakt me kundërshtarët.

Menjëherë të dy stafet e skuadrave u futën në fushë dhe i dhanë ndihmën e parë futbollistit nigerian me pasaportë amerikane. Në fushë u fut edhe ambulanca. Gjithsesi pas pak çastesh Nuabueze rimori veten dhe u rikthye në fushën e lojës. Edhe Nuabueze kishte të shkruar në kartelën e tij mjekësore problemet me zemrën, por fatmirësisht nigeriani ia kaloi pa probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"