VIDEO/ Tjetër gol fantastik i Rei Manajt, sulmuesi shqiptar sfidon Xhekon dhe Ikardin për shënuesin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 0:04

VIDEO/ Tjetër gol fantastik i Rei Manajt, sulmuesi shqiptar sfidon Xhekon dhe Ikardin për shënuesin më të mirë

Rei Manaj po habit të gjithë në futbollin turk. Ai është bërë specialist i goditjeve të lira pranë zonës së rreptësisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë.

manajj

Në minutën e 64-t, teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivaspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve.

GOLI I SOTEM I MANAJT

Plot 15 gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Xhekos dhe Ikardit për shënuesin më të mirë. Jo vetëm kaq, Manaj ka detyruar edhe Silvinjon të rikthejë sytë nga ai dhe me siguri në miqësoret e marsit do të jetë i grumbulluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"