VIDEO/ Tension në Kukës, lojtarët e Laçit largohen nga stadiumi me skafandër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 23:15

VIDEO/ Tension në Kukës, lojtarët e Laçit largohen nga stadiumi me skafandër

Fundi i ndeshjes rezervoi pamje aspak të këndshme në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Lojtarët e Laçit pretenduan për një 11-metërsh tek gjyqtari Hamiti në fund të ndeshjes, dhe ky i fundit, për protesta, ndëshkoi me karton të kuq Shtubinën.

laci skafander

Gjithsesi, atmosfera në stadium ishte e nxehtë, dhe tifozët në tribuna patën reagime ndaj lojtarëve kurbinas, sa që forcat speciale të policisë, u detyruan t’i nxirrnin me ndihmën e skafandrave, pasi edhe në pjesën pranë tunelit të stadiumit, hidheshin sende të forta, gjë që vinte në rrezik lojtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"