VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i çon “SMS” Silvinjos, shënon supergol në kualifikimin e skuadrës së tij në Kupën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 8:50

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i çon “SMS” Silvinjos, shënon supergol në kualifikimin e skuadrës së tij në Kupën Champions

Xhakomo Vrioni është kthyer në protagonist për skuadrën e tij, New England Revolution që arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Kupës Champions përballë skuadrës nga Kosta Rika, Alahuelense.

vrioni

Sfida u mbyll 1-1 dhe kualifikimi u arrit falë fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 4-0, teksa në çerekfinale do të gjejnë Klub Amerikën.

Në minutën e 81’ të takimit, Vrioni mori një top në zonë, i cili me një lëvizje të bukur, nxori huq mbrojtësin dhe lëshoi një goditje që u përplas në traversë e më pas në rrjetë, duke barazuar shifrat dhe duke vulosur kualifikimin e amerikanëve.

Ky është goli i parë i Vrionit këtë sezon që sapo ka startuar, i cili gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste, me 25-vjeçarin që shpreson te një ftesë për në Europianin e Gjermanisë.

VIDEO KËTU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"