VIDEO/ Spektakël në Durrës, tension dhe gola për një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 23:58

VIDEO/ Spektakël në Durrës, tension dhe gola për një pikë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Një përballje spektakolare që i pati të gjitha, golat, tensionin, rastet e humbura dhe përkrahjen e zjarrtë të tifozëve pavarësisht rrebeshit të shiut.

bandicam 2018-12-08 18-19-50-621

Një dominim i lehtë i durrsakëve, në pjesën e parë, ku skuadra e Shkëmbit arriti ta vinte disa herë në vështirësi Teutën. Ndërsa në të dytën ishte Partizani ajo që u shfaq më kërkuese.

bandicam 2018-12-08 17-25-36-076

Vlen për t’u përmendur pritjet spektakolare të portierëve Hidi dhe Alban Hoxha, të cilët ishin protagonistët kryesor në sfidën e sotme.

bandicam 2018-12-08 17-08-52-028

Me barazimin e sotëm, Partizani u ngjit në kuotën e 35 pikëve, duke e thelluar diferencën në +5 nga Skënderbeu. Ndërkohë Teuta mban vendin e 4-t me 29 pikë, 6 më pak se kryesuesit. Në sfidën e rradhët Partizani do pres Kukësin në “Selman Stërmasi”, ndërsa durrsakët do udhëtojnë në transfertë për t’u ndeshur me Kastriotin.

TEUTA-PARTIZANI 1-1

Gashi 8′ / Asani 60′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+1′ Alban Hoxha tregon edhe njëherë reflekset, pas gjuajtjes me kokë të Amadu Latif.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Kallaku provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murr.

85′ Zëvendësim i tretë dhe i fundit te Partizani, largohet Asani, në lojë Çinari.

84′ Një tjetër superpritje e Alban Hoxhës, pas një gjuajtje të Sidibe në hyrje të zonës.

81′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Kamara në fushë Arsid Kruja.

77′ Minuta spektakolare. Hila provon me një gjuajtje nga distanca. Topi devijohet nga Shkalla dhe përfundon në këndore.

76′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Mensah, në lojë Kristi Kote.

73′ Fantastik Alban Hoxha. Devijimi i Atandës pas gjuajtjes së Kamara, për pak sa nuk përfundon në rrjetë. Është dashur mrekullia e gardianit të kuq, që me një pritje spektakolare, ka neutralizuar një gol.

71′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli në lojë Vecaj.

68′ E pabesueshme çfarë humbet Partizani. Mala del i vetëm përballë portierit pas asistit të Mensah, gjuan, por mrekullia e Hidit, i ka mohuar golin.

63′ Pranë golit të dytë Teuta me Kamara, por ky i fundit, tregohet egoist, duke mos pasuar për Latif, që ishte i vetëm në zonë.

62′ Zëvendësim te Partizani, largohet Hebaj në lojë koreano-veriori So.

60′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1. Asani barazon shifrat. Pas një kundërsulmi vrastar me protagonist Mensah, topi shkon tek Jasir Asani, i cili me një parabol mjaft të bukur mposht portierin Hidi, duke vendosur baraspeshën në “Niko Dovana”. 

56′ Kallaku dhuron spektakël në mesfushë, duke shmangur në mënyrë mjeshtërore 3 futbollistë të Partizanit.

53′ Drithërima në portën e Partizanit, pranë autogolit lojtarët e kuq, pas devijimit të topit me kokë nga Telushi. Ndërhyrje vendimtare e Alban Hoxhës që shpëton skuadrë nga pësimi i golit të dytë.

52′ Belica ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Latif.

51′ Jasir Asani provon të godasë nga distanca, topi shkon në duart e Hidit.

48′ Kamara provon t’i driblojë të gjithë mbrojtësit e Partizanit në hyrje të zonës, e ekzagjeron me veprimin e tij dhe iu dorëzon topin kundërshtarëve.

46′ Teuta e nis në sulm këtë pjesë të dytë. Kallaku nis një top fantastik për Kamara, por kupton idene Alban Hoxha, i cili del dhe largon rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”.

Mbyllet pjesa e parë, 1-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Pranë golit Partizani me Rubin Hebaj, sulmuesi futet brenda zonës dhe provon me një gjuajtje. Në pozicion Hidi që grushton topin. Minuta të mira për të kuqtë.

43′ Përsëri Partizani me Hebajn, i cili godet bukur me kokë pas një harkimi të Trashit nga e majta, topi shkon mbi traun e portës.

42′ Kërcënimi i parë i rrezikshëm i Partizanit. Hebaj vjedh bukur një top, futet në zonë dhe provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

40′ Një shi i rrëmbyer ka nis në stadiumin “Niko Dovana.

37’ Hila i shpëton kartonit të kuq pas një ndërhyrje të rëndë kundër Osmanit në mesfushë, vetëm i verdhë për mesfushorin e Partizanit.

35′ Avdyli nuk shënjestron siç duhet portën e Hoxhës, nga shumë pranë zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

31′ Trashi provon nga  jashtë zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga prapavija e durrsake, të cilës i ishin bashkuar edhe lojtarët e sulmit.

24′ Tension në fushë, futbollistët përplasen pas një faulli në mesfushë ndaj Kallakut. Tefik Osmani kapet me mesfushorin Hila. Kapiteni i Teutës e kap për fyti, ndërkohë mesfushori i Partizanit e godet me grusht në bark.

21’ Bardhi mundohet me një top të gjatë të arrijë Asanin në krahun e djathtë, por i jep më shumë forcë se sa duhet sferës që shuhet në fundore.

15′ Dominim i Teutës në këto minuta të para. Fantastike skuadra e Bledi Shkëmbit.

13′ Kallaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

8′ GOOOOOOL TEUTA 1-0. Gashi shënon me kokë. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori kosovar i durrsakëve ka përfituar nga përgjumja e futbollistëve të Partizanit, duke e dërguar topin në rrjetë. 

7’ Kombinim i shpejtë i Teutës me Kallakun e Latif, topi shkon te Avdyli, i cili gjuan por nuk gjen kuadratin e Hoxhës për shkak të një devijimi.

6′ Goditje dënimi për Teutën, provon Kallaku me një skemë, por pa shumë rrezik për portën e Partizanit.

5′ Nisje e mirë për Teutën që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Alban Hoxhës.

2′ Pranë golit Teuta me Kamara, i cili merr një asist nga Kallaku, lëshon një predhë në hyrje të zonës, por devijon në këndore Alban Hoxha, që i mohon golin durrsakëve.

1′ Ka nisur ndeshja në “Niko Dovana”. Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Teuta: Hidi, Gjorgjievski, Shkalla, Osmani, Hakaj, Sidibe, Gashi, Avdyli, Kallaku, Kamara, Latif.

bandicam 2018-12-08 16-30-37-864

Partizani: Hoxha, Mala, Atanda, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Bardhi, Asani, Mensah, Hebaj.

bandicam 2018-12-08 16-31-47-278

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"