VIDEO/ Spektakël me gola në festën e titullit, Kukësi mund Tiranën dhe siguron vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 18:53

VIDEO/ Spektakël me gola në festën e titullit, Kukësi mund Tiranën dhe siguron vendin e katërt

Kukësi ka siguruar vendin e katërt në renditjen e Superiores duke mundur Tiranën në ndeshjen e fundit në kampionat në “Selman Stërmasi”.

Tirana - Kukesi

Një fitore 3-2 e verilindorëve që gjithsesi nuk i ka siguruar pjesëmarrjen në Europë, pasi i duhet të presë si do të shkojë finalja e Kupës, pasi në rast fitoreje të Vllaznisë, atëherë ky pozicion nuk shërben për asgjë.

TIRANA-KUKËSI 2-3
58′ Seferi, 79′ Beshiraj / 35′ (ag) Behiratçe, 51′ (ag) Bekaj, 82′ (p) Basha

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Kukësit.

90’ Jepen 2 minuta shtesë.

85’ Seferi shfaqet i vetëm në zonë dhe gjuan drejt katërkëndorit, pa shënjestrën e duhur me sferën e cila përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës.

82’ GOOOL KUKËSI. Gjuan Basha dhe dërgon sferën në rrjetë.

81’ Tjetër penallti për Kukësin, këtë herë për një faull të Kukës ndaj Taipit.

79’ GOOOL TIRANA! Pas një harkimi nga e majta, Beshiraj arrin të lëvizë mes mbrojtjes e të krijojë hapësirë duke barazuar shifrat.

76’ Tabaku hyn në fushën e lojës në vend të Pëllumbit në radhët e Kukësit.

73’ Milunoviç i lë vendin në fushë Bytyçit te skuadra e Kukësit.

73’ Harkim në zonën e Tiranës, Shkurtaj me kokë godet në kuadrat por Lika devijon sipër traversës.

66’ Feizhao shërben për Taipin, i cili gjuan me forcë në portë por ndalet nga Lika.

63’ Ilion Lika dhe Gentian Muça marrin vendin e Bekajt dhe Hoxhallarit në fushën e lojës.

60’ Gligorov i lë vendin në fushë Shkurtajt në radhët e Kukësit.

59’ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Sefeirn në të majtë, ai pason në qendër për Beshirajn por ky i fundit nuk arrin të devijojë para portës.

58’ GOOOL TIRANA! Seferi merr topin në hyrje të zonës dhe lëshon një goditje të pakapshme me harkim që ndalet në rrjetë duke shkurtuar diferencën.

53’-55’ Ndërpritet për pak minuta ndeshja për shkak të tymueseve në fushën e lojës.

51’ GOOOL KUKËSI! Taipi ekzekuton një goditje dënimi, sfera ndalet në shtyllë, përplaset në shpinën e Bekajt dhe ndalet në rrjetë.

49’ Penallti për Kukësin. Një ndërhyrje e Bahiratçe ndaj Feizhaio sinjalizohet si faull nga Meta i cili bën shenjë nga pika e bardhë. Milunoviç gjuan por Bekaj fluturon në krahun e duhur dhe devijon sferën jashtë.

47’ Harkim nga e djathta i Bashës, topi shkon te Lulaj i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën dhe sfera përfundon jashtë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Tirana pasi Totre, Najdovski dhe Gjumsi i lënë vendin Hotit, Beshirajt dhe Kukës.

45’+2’ Mbyllet në avantazhin 1-0 të Kukësit pjesa e parë.

45’+2’ Faizhao nis Milunoviç drejt portës, por Behiratçe ndërhyn në momentin e fundit dhe eviton golin.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Gjuajtje e fortë ballore e Xhixhës, Tafas kontrollon në dy kohë.

38’ Najdovski është lojtari i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë duel.

35’ Top i gjatë nga e djathta në shtyllën e dytë për Faizhao i cili gjuan me të majtën, sfera devijohet nga Behiratçe në rrjetën e bardhebluve.

28’ Xhixha ka mundësinë që të tentojë portën nga e majta dhe e bën një gjë të tillë, por goditja e tij devijohet pa mbërritur në katërkëndor.

19’ Gjuajtje e fortë e Ndrecës nga e majta, Bekaj përsëri i thotë “jo” golit të kuksianëve.

16’ Situata zhvendoset në portën tjetër, ku Tafas ndalon goditjen e Xhixhës.

15’ Verilindorët fitojnë topin para zonës së Trianës dhe janë në avantazh 4 kundër 3. Sfera shkon te Taipi i cili gjuan, pro gjen përgjigjen e Bekajt.

14’ Përsëri Seferi nga e majta, këtë herë pas një harkimi të Totres. Por gjuajtja e tij në kuadrat bllokohet dhe evitohet rreziku në katërkëndorin e Kukësit.

13’ Seferi niset përsëri drejt portës në të majtë dhe provon portën por menjëherë sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

11’ Seferi mundohet me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon mbi traversë.

9’ Top në zonë për Feizhaon i cili në rrëshqitje e sipër tenton të gjuajë në portë, por e bën shumë lehtë duke dërguar sferën në duart e Bekajt.

4’ Xhixha niset me shpejtësi drejt zonës, Pëllumbi e ndalon në momentin e fundit duke evituar një rrezik për portën e tij.

1’ Nis dueli në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Totre, Limaj, Gjumsi, Pergjoni, Xhixha, Behiraçe, Hoxhallari, Nuriu, Seferi.

Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Lulaj, De Lukas, Taipi, Basa, Ndreca, Milunoviç, Gligorov, Pëllumbi, Vitor Da Silva.

Trajner: Diego Longo

858

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"