VIDEO/ Skuka e Hadroj gjejnë golat e parë, Partizani përmbys Apoloninë dhe kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 23:48

VIDEO/ Skuka e Hadroj gjejnë golat e parë, Partizani përmbys Apoloninë dhe kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë

Partizani është kualifikuar në fazën tjetër pasi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Apoloninë.

GFHGH

Të parët që kaluan në avantazh ishin fierakët me golin e portierit Harizaj. Ata nuk festuan shumë pasi Skuka me një goditje me të djathtën ktheu baraspeshën.

Dueli u vulos nga Hadroj në minutën e 65′ pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sfida u vulos në minutën e 87′ kur Mensah shënoi golin e tretë duke kualifikuar kështu Partizanin në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

 

 

PARTIZANI 3-1 APOLONIA

57′ Skuka, 65′ Hadroj (P), 87′ Mensah/ 55′ Harizaj

NGJARJET KRYESORE

90’+3′ Mbyllet dueli, kualifikohet Partizani!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ GOOOL PARTIZANI 3-1/Pas një krosimi perfekt, Mensah shënon të tretin për të kuqtë. (VIDEO)

79′ Bejzade lë fushën e lojës, ka minuta për Trifonin.

77’ Umejiego godet drejt portës së Hoxhës, por ky i fundit bën një pritje fantastike. (VIDEO)

75′ Skuka dhe Taipi largohen mes duartrokitjesh, ka minuta për Prekën dhe Ismailin.

74′ Hebeja largohet nga fusha, zëvendësohet nga Omeri.

68′ Orelesi lë fushën e lojës, ka minuta për Jasin.

68′ Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë.

65’ GOOOL PARTIZANI 2-1/ Hadroj nuk gabon nga pika e bardhë, tund rrjetën e Harizajt dhe përmbys sfidën (VIDEO)

63′ Orelesi ndërhyn ndaj Skukës, Rusta akordon penallti në favor të Partizanit. (VIDEO)

60′ Dy zëvendësime nga Shehi. Largohen Keko dhe Buxhelaj, futen në lojë Mensah dhe Atanaskoski.

57′ GOOOL PARTIZANI 1-1/ Skuka lëshon predhën me të djathtën, shënon dhe barazon shifrat (VIDEO)

55′ Largohet nga fusha Rrapaj, në lojë futet Murataj.

55’ GOOOL APOLONIA 0-1/ Harizaj nuk fal, zhbllokon duelin. (VIDEO)

53’ Keko ndërhyn ndaj Maksutit, Rusta akordon penallti. (VIDEO)

49’ Rrapaj pason për Maget, ky i fundit lëshon predhën drejt portës por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Repaj ndërhyn ndaj Skukës, Rusta e ndëshkon me karton të verdhë.

38’ Skuka gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

36’ Hebeja kroson drejt zonës, Janjeva largon rrezikun nga porta e Hoxhës. (VIDEO)

32’ Apolonia pranë golit të avantazhit, por Umejiego nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

28’ Rrapaj i pason topin Skukës, ky i fundit shpërdoron rastin e artë dhe nuk arrin të shënojë. (VIDEO)

27’ Maksuti pason për Umejiego, aty ndodhet Sota i cili e devijon topin duke e dërguar në duart e Hoxhës. (VIDEO)

24’ Umejiego provon të befasojë nga distance Hoxhën por nuk arrin tja dalë.

13’ Skuka tentoi ti pasonte Carës, por ndalet nga mbrojtja.

8’ Rrapaj gjuan nga këndorja, Maget gjuan me kokë por topi ndalet nga traversa. (VIDEO)

7’ Cara pason drejt Skukës, ky i fundit tenton të gjuajë por bllokohet nga mbrojtja fierake.

2’ Cara merr topin dhe godet drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Harizajt.

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Hadroj, Sota, Janjeva, Buxhelaj, Maget, Rrapaj, Taipi, Skuka, Keko, Cara

Trajner: Orges Shehi

APOLONIA: Harizaj, Hebeja, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Orelesi, Topi, Shanaj, Bejzade, Maksuti, Umejiego

Trajner: Artan Mërgjyshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"