VIDEO/ “Shyqyr që ke kohë që analizon ekipet e tjera, bravo”, Mehmeti përplaset me Deden në studio: Varet sa i zoti jam unë e sa je ti!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 20:12

VIDEO/ “Shyqyr që ke kohë që analizon ekipet e tjera, bravo”, Mehmeti përplaset me Deden në studio: Varet sa i zoti jam unë e sa je ti!

Një diskutim në studio pas humbjes së Dinamos në derbi ka sjellë në përplasjen në distancë mes trajnerit të bluve, Dritan Mehmeti, dhe trajnerit të Elbasanit, Nevil Dede, i cili ishte opinionist në “Skaner” në “MCN”.

dede mehmeti

Dede ngriti pikëpyetje mbi lojën ofensive të Dinamos që u dha mundësi bardhebluve në fund të sfidës që të mbyllnin ndeshjen me kundërsulme. Mehmeti insistoi që skuadra e tij kishte qenë superiore në shpjegimin që dha. “Duhet të jemi më korrekt kur analizojmë por edhe ky është mendimi yt”, tha Mehmeti, duke ndezur debatin në vijim mes dy teknikëve:

Dede: Unë nuk kam mendim, unë shoh rastet që humbi Latifi dhe 2 kundër 4 e humbi Abazaj. Por mos e merr ashtu, nuk ka lidhje, dua të vazhdoj logjikën e pyetjes…

Mehmeti: Por nuk është pyetje kjo. Ti je komod atje dhe bën analizën, unë duhet të shoh edhe një herë ndeshjen dhe përgjigjem…

Dede: Unë nuk po gënjej.

Mehmeti: …Siç do ti kohë t’i bësh analizën ndeshjes tënde.

Dede: Nuk e kam me qëllim të keq, janë faktet.

Mehmeti: Absolutisht. Unë mendoj shyqyr që ti ke kohë e merresh të analizosh edhe ekipet e tjera dhe është shumë pozitive kjo se unë nuk kam kohë, bravo.

Dede: Varet sa i zoti jam unë e sa i zoti je ti, kjo është histori tjetër.

Mehmeti: Po mirë mo, ti je shumë i zoti. Ne s’e  vëmë në dyshim këtë punë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"