VIDEO/ Shtatori magjik kuqezi vazhdon te Shpresat! Përmbysje e çmendur me supergola ndaj pretendentëve, marrin kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2023 | 23:59

VIDEO/ Shtatori magjik kuqezi vazhdon te Shpresat! Përmbysje e çmendur me supergola ndaj pretendentëve, marrin kreun e grupit

Përfaqësuesja Shpresa ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe, teksa ka mundur me shifrat 3-2 me përmbysje ekipin e Rumanisë në “Elbasan Arena”.

bandicam 2023-09-12 18-28-04-464

Fitorja në Armeni në ndeshjen e parë vinte kuqezinjtë në pozita mjaft interesante në grup dhe skuadra e drejtuar nga Bushi ka konfirmuar potencialin e saj pikërisht përballë pretendentëve kryesorë për kualifikimin.

Edhe pse u goditën nga dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë reaguan dhe me anë të Kristian Shpendit, Berishës dhe Pajazitit plotësuan një përmbysje të jashtëzakonshme për të marrë tri pikët e radhës duke qenë të vetëm në kreun e grupit me pikë të plota.

U21 SHQIPËRI- U21 RUMANI 3-2
63′ K. Shpendi, 71′ Berisha, 88′ Pajaziti/ 47′ Grameni, 59′ Munteanu

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Shqipërisë.

90’+5’ Buxhelaj ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+2’ Bibo merr vendin e Pajazitit në fushën e lojës.

90’ Kepen 4 minuta shtesë.

89’ Sulmuesi ndëshkohet me karton të verdhë pasi heq fanellën gjatë festimit, duke marrë një flamur në tribunë.

88’ GOOOL SHQIPËRIA! Pajaziti plotëson përmbysjen e kuqezinjve. (VIDEO)

84’ Nikaj merr vendin e  Rexhepit në radhët e kuqezinjve.

82’ Kuqezinjtë provojnë me radhe që të shënojnë në portën kundërshtare me goditje ballore, duke bërë që e gjithë skuadra rumune të kthehet e mbyllur në zonë për të bllokuar tentativat e futbollistëve shqiptarë.

78’ Dajko lëshon një krosim të gjatë i cili shkon rrezikshëm drejt portës kundërshtare, duke u ndalur vetëm në rrjetën e sipërme.

77’ Filip i sapofutur në lojë gjuan nga jashtë zonës, por gjen Lilon i cili pret në pozicion.

75’ Pas një goditje këndi, topi shkon te S. Shpendi i cili gjuan në zonë por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)

71’ GOOOL SHQIPËRIA! Shënon supergol Berisha me një predhë nga distanca! (VIDEO)

69’ Ignat ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj S. Shpendit.

64’ Moment i rrezikshëm në krahun e majtë të mbrojtjes kuqezi ku Munteanu depërton dhe lëshon një gjuajtje të fortë që kalon mbi traversë.

63’ GOOOL SHQIPËRIA! Kristian Shpendi i sapofutur në lojë përfiton me një kundërsulm nga e djathta për të shënuar me një gjuajtje të devijuar mbi portierin e miqve. (VIDEO)

61’ K. Shpendi dhe Pecani hyjnë në fushë në vend të Kurtulan dhe Ismailit.

58’ Kuqezinjtë goditen përsëri në momentin më të mirë. Pas një gjuajtje të grushtuar nga Lilo, topi shkon te Munteanu i cili gjuan dhe gjen rrjetën. (VIDEO)

54’ Rrotullim perfekt i Shpendit në kufijtë e zonës, shmang mbrojtësin dhe gjuan por diagonalja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

53’ Kundërsulm manuali i rumunëve, Mazliu shfaqet para Lilos por për fat dërgon topin jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

49’ Kuqezinjtë janë të pafat kur një gjuajtje e Berishës ndalet nga traversa e më pas është Kurtulan i cili gjuan por gjen Ignat në vijën e portës që largon topin. (VIDEO)

47’ Shënojnë rumunët! Gabon prapavija që nga Lilo e deri te mbrojtësit, duke i dhuruar golin Gramenit. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Buxhelajn në vend të Selimajt.

45′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes. 

44’ Aksion me shumë kombinime i rumunëve pranë zonës kuqezi me në pasime në qendër, një ndërhyrje e Smajlit heq topin nga këmbët e Ilie.

38’ Një top nga thellësia nuk shfrytëzohet siç duhet nga Shpendi i ciki vetëm prek sferën që ndalet në duart e portierit kundërshtar.

37’ Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, është Munteanu i cili gjuan me kokë duke tentuar të kthejë sferën në qendër, por Lilo del dhe mbërthen topin. (VIDEO)

36’ Borza nga e majta pason në qendër, Bajrami largon në këndore duke shmangur një situatë të vështirë.

35’ Dy harkime radhazi në zonën kuqezi nga e djathta e sulmit të Rumanisë vënë në vështirësi prapavijën por në fund është Smajli i cili spastron duke larguar topin.

32’ Një top i kthyer mbrapa nga Ilie bën që Shpendi të vërë në trysni portierin e miqve, por ky i fundit ia del të largojë me këmbë sferën.

27’ Mazliu nga e djathta futet drejt qendrës dhe tenton një gjuajtje diagonale. Sfera përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

22’ Një largim i gabuar i topit nga Bajrami i jep mundësinë Munteanu për të gjuajtur në portë nga jashtë zonës, për fat sfera kalon jashtë ngjitur me shtyllën në të majtë të Lilos. (VIDEO)

21’ Goditje dënimi interesante në të majtën e harkuar nga Pajaziti, topi devijohet në këndore.

16’ Borza tenton portën kuqezi nga e majta, pa shënjestruar katërkëndorin e Lilos.

10’ Smajli merr mirë krahun e djathtë, por pastaj harkimi i tij drejt qendrës është shumë i fortë dhe i gabuar pa gjetur asnjë shok të skuadrës.

5’ Shpendi shfaqet në krahun tjetër, gjuajtja e tij nga e djathta përfundon në duart e portierit.

4’ Vulturar provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera kalon mbi katërkëndorin e Lilos.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRI U21-RUMANI U21

gdfm,.m

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"