VIDEO/ Shqipëria provon fatin me fanellat e reja, zbulohen numrat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 19:23

VIDEO/ Shqipëria provon fatin me fanellat e reja, zbulohen numrat e lojtarëve

Shqipëria do të luajë në Çeki një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë, teksa për herë të parë në këto eliminatore, skuadra jonë kombëtare do të luajë me uniformat e bardha.

kombetarja

Skuadra çeke do të jetë me të kuqe dhe blu, duke bërë që Shqipëria të përdorë për herë të parë të bardhën. Sakaq, FSHF ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes dhe në sy bie mungesa e Odise Roshit, i cili është lënë në tribunë dhe numrin 21 e merr Asllani.

Të pandryshuar mbeten numrat e shumë lojtarëve që tashmë luajnë prej kohësh në Kombëtare, ndërkohë që Muja do të mbajë numrin 22 dhe Daku numrin 19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"