VIDEO/ Shqipëria bëhet gati për Çekinë, UEFA ndez atmosferën me golin e Asllanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 18:53

VIDEO/ Shqipëria bëhet gati për Çekinë, UEFA ndez atmosferën me golin e Asllanit

Kombëtarja shqiptare luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë përballë Çekisë, një duel i cili mund të shërbejë për të bërë më të thjeshtë rrugëtimin drejt Euro 2024 në rast rezultati pozitiv.

asllani shqiperia

Në stadiumin “Fortuna Arena” pritet një atmosferë e zjarrtë, edhe për shkak të pranisë së mijëra tifozëve shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Pragës. Por edhe në rrjetet sociale është ndezur atmosfera me postimet e mbështetësve kuqezi.

Një “ndihmë” e ka dhënë edhe vetë UEFA, teksa në adresën e saj zyrtare në Twitter, pak orë para fillimit të ndeshjes, ka postuar atë që është cilësuar goli më i bukur i raundit të tretë të ndeshjeve, predhën e Kristjan Asllanit kundër Ishujve Faroe.

“Kjo goditja e Kristjan Asllanit në ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqiëprisë në EURO 2024”, shkruante UEFA në postimin e saj të videos së golit të mesfushorit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"