VIDEO/ Shpërthen festa te Granada, skuadra e Myrto Uzunit ngjitet në La Liga si kampione  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:04

VIDEO/ Shpërthen festa te Granada, skuadra e Myrto Uzunit ngjitet në La Liga si kampione  

 Granada e Myrto Uzunit është zyrtarisht në La Liga. Bardhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Leganes, duke prerë kështu biletën e rikthimit në elitën e futbollit spanjoll si skuadër kampione, teksa e mbylli sezonin në vendin e parë me 75 pikë në 42 ndeshje, 3 më shumë se Las Palmas i vendit të dytë.

UZUNIIII GOLIII

 Ashtu si në gjithë sezonin, edhe në duelin e fundit, nuk mund të mungonte protagonizmi i talentit shqiptar, Uzuni, që shënoi golin e avantazhit në minutën e 42-të, teksa sfida u vulos nga Zaragoza në minutën e 58-të.  

PANORAMASPORT.AL

 

VIDEO/ Gol me aromë La Lige, Myrto Uzuni bën heroin në pjesën e parë 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"