VIDEO/ Shpendi jep asistin e golit të fitores, skuadra e tij mund të festojë që javën e ardhshme Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 20:23

VIDEO/ Shpendi jep asistin e golit të fitores, skuadra e tij mund të festojë që javën e ardhshme Serinë B

Kristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e Çezenës edhe kur nuk shënon vetë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Serinë C dhe sot ka qenë përsëri protagonist në një tjetër sukses që afron më shumë ekipin me ngjitjen në Serinë B.

bandicam 2024-03-24 20-11-36-595

Çezena e cila kryeson Grupin B, ka fituar me shifrat 1-0 në fushën e Lukezes dhe ia ka dalë falë golit të Bertit, me asist pikërisht të Shpendit pas një aksioni në krahun e djathtë të tij.

SHIH VIDEON

Një gol që i mjaftoi skuadrës për të siguruar tre pikët dhe për të mbetur 11 pikë larg Torres që është ndjekësi më i afërt. Kur mbeten edhe 5 javë deri në fund të fazës së rregullt të kampionatit, një kombinim rezultatesh mund t’i sigurojë në fundjavën e ardhshme matematikisht Çezenës ngjitjen në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"