VIDEO/ Shkëlqeu vjet në Finlandë, sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 20:24

VIDEO/ Shkëlqeu vjet në Finlandë, sulmuesi i Shpresave e nis mbarë në Suedi

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 Albion Ademi ka gjetur golin e parë më skuadrën e re Djugarden. Ish-futbollisti i Mariehamnit realizoi njërin prej 8 golave në miqësoren e luajtur sot pasdite kundër Siriusit.
Ademi-kuqezi-1

Ishte Ademi që hapi rrjedhën e golave në këtë test miqësor. Pas një aksioni të bukur, Ademi kontrollon topin me të majtë dhe godet fort duke mposhtur portierin e Siriusit. Sfida u mbyll me fitoren e Djugardenit 2-6.

Ademi u transferua në janar nga Mariehamni te Djugardeni për shifrën e 200 mijë eurove. Ai spikati vitin e kaluar në kampionatin finlandez me Mariehamnin duke realizuar 14 gola në 22 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"