571 ditë pa humbur derbin, Partizani në avantazh psikologjik ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 13:23

571 ditë pa humbur derbin, Partizani në avantazh psikologjik ndaj Tiranës

Në dy vitet e fundit Tirana është rikthyer në listën e rivalëve të preferuar të Partizanit.

tirana-partizani-1024x685

Të kuqtë kanë arritur një seri prej plot gjashtë derbesh pa humbje. Katër sfida janë mbyllur me fitore, teksa dy të tjera kanë përfunduar në barazim. Triumfi i fundit i Tiranës në derbi daton më 2 tetor 2022. Kanë kaluar plot 571 ditë që nga humbja e fundit e Partizanit në një ndeshje kundër bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"