Ksavi pas konfirmimit: Ju tregoj arsyet pse qëndrova te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 12:47

Ksavi pas konfirmimit: Ju tregoj arsyet pse qëndrova te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, gati tre muaj pas vendimit për t’u larguar nga drejtimi i ekipit, në fund ka ndryshuar mendje. Pas një takimi të fundit në shtëpinë e presidentit Laporta ka vendosur të vijojë bashkëpunimin e klubit dhe të përmbushë kontratën origjinale që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2025. Në konferencën e së enjtes, trajneri ka shqyrtuar arsyet që e shtynë të bënte prapakthehu.

ksavi

ARSYETIMI – “Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën për klubin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kur u takova me presidentin dhe ia vura pozicionin në dispozicion, ai më ofroi besim dhe po ashtu edhe i gjithë Bordi. Mbështetja e lojtarëve ka qenë shumë e rëndësishme gjithashtu. Besoj se ky projekt nuk duhet të përfundojë edhe pse këtë sezon me siguri nuk do të fitojmë trofe”.

PIKA E KTHESËS – “Në staf e shohim veten me kapacitet për të bërë gjëra të mëdha. Në muajin janar mendova se gjëja më e mirë ishte ndryshimi i drejtimit, dinamika ndryshoi dhe pas takimit me presidentin, duke menduar për të mirën e klubit ne vendosëm të vazhdojmë të punojmë me entuziazëm”.

PROJEKTI – “Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Besoja në atë kohë se gjëja më e mirë për klubin ishte largimi, por rrethanat kanë ndryshuar dhe tani mendoj se gjëja më e mirë për Barçën është të vazhdoj. Projekti nuk ka përfunduar. Unë mendoj se mund të jetë fitues. Kam folur me të gjithë dhe besoj në të gjithë”. MJEDISI DHE

KRITIKAT – “Mendimi im për mjedisin nuk ndryshon. Do të jetë gjithnjë sfidë pas çdo jave. Do të ketë dhe situata delikate, të pakëndshme e të pafavorshme. I thashë presidentit ka pasur situata të vështira dhe kritike dhe do të ketë, por unë nuk do të ndryshoj, gjithnjë do ta sfidoj”.

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS-i – “Mendoj se ne ishim më të mirë në nivel taktik se PSG-ja në ndeshjen e parë dhe të dytë. Duhej të garonim më mirë. Por është pjesë e procesit, është gjithmonë shumë e vështirë të fitosh, fitosh dhe fitosh. Ne duhet të piqemi si staf dhe ne futbollistët e rinj kemi mësuar shumë dhe vitin e ardhshëm do të bëjmë më mirë”.

STAFI – “Unë u besoj të gjithëve. Sa herë që kam folur me të gjithë në klub, mendoj të krijoj një lidhje dhe një familje, gjithmonë përpiqem të jem sa më i sinqertë me të gjithë”.

KSAVI PAS 2025-ës – “Nuk mund të mendojmë tani se çfarë do të ndodhë. Tani do të punojmë për të fituar tituj sezonin e ardhshëm.

LEDJO SEFERKOLL-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"