VIDEO / Shkëlqen Celina, goli në minutën e 93-të i jep fitoren skuadrës së tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 22:10

VIDEO / Shkëlqen Celina, goli në minutën e 93-të i jep fitoren skuadrës së tij

Bersant Celina u bë protagonist sot në fitoren 2-1 që Ipsuiç arriti ndaj Flitud. Sulmuesi 25 vjeçar i Kosovës realizoi në minutën e fundit duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

celina

Celina u fut në minutën e 65-të, kur rezultati ishte 1-0 për të zotët e shtëpisë. Flitud barazoi rezultatin në të 82-ën me anë të sulmuesit Morton. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, ishte Celina që me një gol mjaft të bukur kaloi në avantazh Ipsuiçin në minutën e 93-të të duelit.


Me këtë fitore Ipsuiç ndodhet në vendin e 10, me 20 pikë të grumbulluara. Për Celinën ky ishte goli i parë në kampionat ndërsa ka dhënë gjithashtu dhe 3 asiste deri tani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"