VIDEO / “Sherr” mes Bonuçit dhe Kielinit. Arsyeja: Fanella e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2017 | 14:40

VIDEO / “Sherr” mes Bonuçit dhe Kielinit. Arsyeja: Fanella e Mesit

E kush nuk do ta donte një fanellë të Leo Mesit?… pak rëndësi ka nëse je tifoz apo futbollist.

Bonuci - Kielini - Mesi

Të kesh një kujtim të tillë nga ai që cilësohet si një prej më të mirëve në historinë e futbollit është një mundësi që nuk të vjen shpesh dhe këtë e dinë shumë mirë Leonardo Bunuçi e Xhorxho Kielini.

Dy qendërmbrojtësit e Juventusit patën një “zënkë” mes tyre pak para përfundimit të ndeshjes me Barcelonën. Arsyeja? Kush do ta merrte fanellën e asit argjentinas pas fishkëllimës së trefishtë të gjyqtarit.

Në fund fitimtar doli Bonuçi, i cili pas triumfit e shprehu kështu krenarinë e tij për mediat italiane: “Është më i miri në botë së bashku me Ronaldon. Jam i kënaqur që do t’ia shtoj fanellën e tij vitrinës personale që kam në shtëpi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"