VIDEO/ Ronaldo nuk bën pushim as në miqësore, portugezi shkund rrjetën pas asistit nga lojtari i ri i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 11:01

VIDEO/ Ronaldo nuk bën pushim as në miqësore, portugezi shkund rrjetën pas asistit nga lojtari i ri i Juventusit

Andrea Pirlo debuton sot në rolin e trajnerit të Juventusit në takimin kundër Novarës. Por, ai që ka bërë sërish lajm është Kristiano Ronaldo.
ronaldo

Ylli portugez realizoi golin e vetëm në pjesën e parë të sfidës duke goditur saktë topin e shërbyer nga lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër” Dejan Kulusevski.

35-vjeçari po shkëlqen ende pa nisur mirë sezoni futbollistik pasi arriti të kaptë shifrën e 101 golave me Portugalinë në sfidën e fundit ndaj Suedisë.

Interesi është i madh se si do të paraqitet Juventusi këtë sezon nën regjinë e Pirlos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"