VIDEO/ Prestige nuk di të ndalet, vjen edhe fitorja e dytë në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 15:07

VIDEO/ Prestige nuk di të ndalet, vjen edhe fitorja e dytë në grup

Ekipi i Prestige në minifutboll, vazhdon të shkëlqejë në fazën e grupeve, në kompeticionin “Champions League 2018”, i cili po mbahet në Slloveni. Në ndeshjen e dytë në grup ndaj rumunëve të Coriolan Bacau, ekipi shqiptar fitoi pastër, me shifrat 3-1.

bandicam 2018-09-06 14-59-47-057

Golat u shënuan nga Shima në minutën e dytë, dhe Xhanija në të 17-tën, për të mbyllur kështu me avantazhin e dyfishtë, pjesën e parë e cila zgjat 20 minuta. Ndërkohë, me fillimin e të dytës, ishin rumunët që ngushtuan shifrat me Marius, por Prestige arriti të ruante fitoren, dhe në minutën e fundit të ndeshjes, u shënua edhe goli i tretë nga Dajti.

Capture

Kështu, Prestige kryeson grupin A, me 6 pikë të plota, pasi edhe në mëngjesin e ditës së sotme, fitoi me shifrat e thella, 7-0 ndaj boshnjakëve të Kontakt. Ndeshja e fundit luhet ndaj ekipit izraelit të Mexicans, ndërkohë që kualifikimi duket një formalitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"