VIDEO/ “Ping-pong” me shtatë gola, penallti dhe karton të kuq. Skënderbeu mund Tiranën në ndeshjen e çmendur në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 0:10

VIDEO/ “Ping-pong” me shtatë gola, penallti dhe karton të kuq. Skënderbeu mund Tiranën në ndeshjen e çmendur në “Air Albania”

Skënderbeu ka mundur me rezultatin 3-4 Tiranën në “Air Albania”, në një sfidë të çmendur e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

skenderbeu

Sfida nisi mjaft mirë për korçarët, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda 17 minutash lojë, teksa diferenca u shkurtua nga Abazaj falë një 11-metërshi.

Gjithsesi pas katër minutash Liço shënoi golin e tretë, teksa pas katër minutash të tjera Përgjoni ngushtoi sërish diferencat.

Spektakli vazhdoi dhe në pjesën e dytë, me Franklin që shënoi në minutën e 62’ golin e katërt të korçarëve dhe të dytin personal. Në minutën e 73’, gjërat u bënë më të vështira për bardheblutë, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, teksa Patrik ngushtoi sërish diferencat në minutën e 84’.

Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 25 pikë.

REZULTATI:

TIRANA 3-4 SKËNDERBEU

Abazaj (P) 28′, Përgjoni 36′, Patrik 84′ / Franklin 12′, 62′, Shaqe 17′, Liço 32′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida në “Air Albania” me fitoren 3-4 të Skënderbeut!

90+7′ Shaqe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

90+5′ Alia ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90+3′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Juri dhe në vendin e tij futet Alii.

90+2′ Juri ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90+1′ Franklin provon me një gjuajtje brenda zonës, me topin që shkon jashtë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Nikaj dhe në vendin e tij futet Frashëri.

86′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Lushkja dhe në vendin e tij futet Tola.

84′ GOOOL TIRANA 3-4/ Bardheblutë rrëmbejnë një top pranë zonës, me Abazajn që e lë për Patrik, me këtë të fundit që nuk gabon para Alias. (VIDEO)

81′ Zëvendësim te Skënderbeu/ Largohet Rashica dhe në vendin e tij futet Uçe Sebastine.

77′ Juri provon me një gjuajtje në hyrjë të zonës, por Abdullahu reagon siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

73′ Hoxhallari shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë bardheblutë me 10 lojtarë. (VIDEO)

68′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Meta dhe në vendin e tij futet Patrik.

62′ GOOOL SKËNDERBEU 2-4/ Franklin lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, me Abdullahun që nuk e kontrollon dot. (VIDEO)

59′ Liço provon me një gjuajtje potente nga distanca, me topin që shkoi mbi kuadrat. (VIDEO)

54′ Abazaj provon me kokë, por Alia arrin ta ndalë topin. (VIDEO)

46′-48′ Korçarët protestojnë për një prekje të topit me dorë nga Najdovaski, por pas konsultimit me VAR, Ferataj lëlojën të vazhdojë. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

36′ GOOOL TIRANA 2-3/ Përgjoni godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)

32′ GOOOL SKËNDERBEU 1-3/ Liço godet me kokë dhe ndëshkon Abdullahun për herë të tretë. (VIDEO)

30′ Hoxhallari shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ GOOOL TIRANA 1-2/ Abazaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

25′-27′ Ferataj konsultohet me VAR-in dhe akordon penallti për Tiranën pas një topi të prekur me dorë nga Liço në zonë. (VIDEO)

17′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Një krosim në zonë nga këndorja gjen Shaqen, i cili me një goditje me kokë ndëshkon sërish Abdullahun. (VIDEO)

12′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Liço ul një top me kokë dhe Franklin godet duke ndëshkuar Abdullahun. (VIDEO)

10′ Nikaj rrëmben bukur një top në mesfushë dhe del i vetëm përballë Abdullahut, por ky i fundit i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

5′ Deliu pengohet në zonë dhe bardheblutë protestojnë për penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Air Albania”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Gerço, Janaqi, Liço, Shaqe, Rashica, Nikaj, Juri, Franklin.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

44465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"