VIDEO/ Para Realit, Klop nuk i kursen batutat as me gazetarët: Këtë zë ke pasur edhe 2 vjeç?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 17:38

VIDEO/ Para Realit, Klop nuk i kursen batutat as me gazetarët: Këtë zë ke pasur edhe 2 vjeç?!

Jurgen Klop njihet për karakterin e tij qesharak, dhe batutat para e pas ndeshjeve, janë pjesë e tija. Diçka të tillë, trajneri gjerman i Liverpulit nuk e ka harruar edhe para sfidës, nga më të rëndësishme të karrierës së tij, atë ndaj Realit të Madridit në finalen e Champions League.

klopp

Teksa pyetet nga një gazetar i ESPN, zëri i këtij të fundit është shumë i trashë, dhe teksa prezanton veten, tekniku ia pret duke i thënë se e mban mend zërin e tij. Më poshtë, edhe dialogu me batuta mes Klop dhe gazetarit. Martin Ainstin të ESPN.

Gazetari: Jurgen, Martin Ainstin nga ESPN.

Klop: Më kujtohet zëri yt. Nuk qenka përmirësuar fare.

Gazetari: Nuk do përmirësohet ndonjëherë. Kam lindur me këtë zë.

Klop: Vërtetë? (qesh.)

Gazetari: Edhe mamaja ime është habitur.

Klop: Edhe kur ishe 2 vjeç, e kishe këtë zë?

Gazetari: Në fillim ishte pak i frikshëm.

Klop: Jam i sigurt që do ketë qenë i frikshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"