VIDEO/ Nuk ka mrekulli për Vllazninë, rumunët e eliminojnë me 3 gola në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 23:50

VIDEO/ Nuk ka mrekulli për Vllazninë, rumunët e eliminojnë me 3 gola në pjesën e dytë

Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës në turin e dytë të saj. Fituesja e Kupës së Shqipërisë është eliminuar nga Universitatea Kraiova e Rumanisë, pasi është mundur me shifrat 3-0 në transfertë.

VLLAZNIA CONFERENCE LEAGUE

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, Vllaznia kishte zgjedhur strategjinë të mbrohej me shumë forca në ndeshjen e dytë dhe të priste kundërsulmin. Strategji që funksionoi mirë deri në minutën e 58, edhe pse Zogoviç u detyrua të bënte disa pritje vendimtare.

Por ai nuk bëri dot gjë ndaj gjuajtjes nga jashtë zonës të Mateiu, i cili dërgoi topin në trekëndësh dhe i dha avantazhin ekipit të tij. Goli i dytë, vetëm 4 minuta më vonë, tronditi plotësisht shkodranët të cilët u dorëzuan dhe i dhanë mundësinë vendasve të ngulmonin e të gjenin edhe të tretin duke mbyllur kështu kualifikimin në favor të tyre.

U. KRAIOVA-VLLAZNIA 3-0
58′ Mateiu, 62′ Da Silva, 79′ Gaman

bandicam 2022-07-28 21-22-16-441

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Universitatea Kraiovës.

90’ Jepen 3 minuta shtesë

90’ Top nga thellësia për Aralicën, portieri kundërshtar del dhe largon sferën para devijimit të sulmuesit.

88’ Vulaj futet në zonë në të djathtën dhe pason për Aralicën. Gjuajtja e këtij të fundit bllokohet me dorë nga një mbrojtës vendas, por gjyqtari nuk jep penallti.

87’ Markoviç tenton portën, Zogoviç përgjigjet përsëri i gatshëm.

85’ Përfundon ndeshja për Jonuzin dhe Hoxhajn, me Alivodën dhe Krujën që aktivizohen në minutat e fundit.

84’ Baiaram ndëshkohet me karton të verdhë për simulim në sulm.

83’ Ivan i lë vendin në fushë Cimpanu në radhët e ekipit vendas.

82’ Kapitullim pa kushte i shkodranëve. Pas goditjes së radhës nga këndi, topi qarkullon para zonës dhe harkohet përsëri për Gaman i cili gjuan me kokë i vetëm dhe çon sferën në rrjetë. 3-0

77’ Kretu largohet nga fusha për Kraiovën, duke i bërë vend Skreçu.

76’ Pas një goditje dënimi të Vllaznisë të ekzekutuar me skemë, Jonuzi pason te Vulaj, por goditja e këtij ët fundit bllokohet nga mbrojtja vendase.

75’ Çoba i bën vend Latifit në fushën e lojës në minutat e fundit.

73’ Capatina shfaqet në zonë në të djathtën, gjuajtja e tij devijohet përsëri në këndore nga Zogoviç.

71’ Marku dhe Kaina i lënë vendin në fushë Vulajt dhe Kaina.

70’ Roguljiç nga e majta e zonës gjuan në kuadrat, por Zogoviç është i vëmendshëm dhe grushton. Më pas është përsëri sulmuesi u rumunëve që ka topin në këmbë dhe gjuan në portë, por këtë herë e çon në duart e Zogoviç.

68’ Capatina provon edhe ai nga distanca, Zogoviç devijon përsëri sferën në këndore.

67’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

65’ Koljiç dhe Vagenin dalin nga fusha e lojës dhe në vend të tyre aktivizohen Roguljiç dhe Markoviç.

62’ Tjetër tentativë e Kraiovës me Da Silva dhe këtë herë është gol. Harkimi nga këndi devijohet me kokë nga mbrojtësi dhe ai mposht Zogoviç. 2-0.

61’ Goditje nga këndi e Universitatea, Da Silva me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Zogoviç.

58’ Kraiova gjen golin pas shumë tentativash, rrjeta vjen me një gjuajtje nga distanca të Mateiu i cili kalon Zogoviç.

51’ Vagenin ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Juriç.

50’ Jonuzi lëshon një gjuajtje të befasishme nga distanca që kalon mbi portierin, por edhe mbi traversën e portës së Universitateas.

48’ Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, pasi janë rumunët të cilët sulmojnë pareshtur, ndërsa Vllaznia pret gabimin e vendasve për të kundërsulmuar.

46’ Fillon pjesa e dytë me zëvendësim te rumunët. Pap i lë vendin në fushë Gaman.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

43’ E gjithë Vllaznia është kthyer në mbrojtje, me Çobën e Hoxhajn të cilët praktikisht po luajnë në si mbrojtës krahu në këto minuta.

37’ Harkim i rrezikshëm nga e majta e sulmit rumun në shtyllën e dytë për Koljiç, Bulatoviç ndërhyn me kokë dhe çon topin në këndore.

32’ Një goditje dënimi nga e djathta e sulmit harkohet nga Gurishta por askush nuk përfiton në zonë për të tentuar portën.

28’ Një tjetër goditje këndi e skuadrës vendase, me Zogoviç i cili grushton sferën.

26’ Zogoviç mban në lojë Vllazninë me një pritje të dyfishtë, fillimisht ndaj Koljiç e më pas Vagenin, duke ruajtur rrjetën e paprekur.

20’ Top nga thellësia për Ivan i cili gjuan në rrëshqitje e sipër, Zogoviç pret i sigurt në pozicion.

17’ Aksion i rrezikshëm i Koljiç në krahun e djathtë, Baiaram ka mundësinë të gjuajë, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

13’ Aksion i rrjedhshëm i shkodranëve me Hakajn e Markun nga e majta e më pas topin që hapet për Gurishtën djathtas. Ky i fundit harkon në zonë, por aty Kaina nuk arrin të devijojë, teksa shkakton edhe faull para portës kundërshtare.

10’ Vagenin provon nga distanca, Zogoviç i thotë përsëri jo me grushtimin e tij.

9’ Koliç lëshon një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon larg portës së mbrojtur nga Zogoviç.

1’ Koljiç menjëherë gjuan nga jashtë zonës, Zogoviç devijon në goditje këndi.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës shkodrane.

FORMACIONET ZYRTARE

UNIVERSITATEA KRAIOVA: Lazar, Capatina, Pap, Raul Silva, Bançu, Kretu, Mateiu, Vagenin, Baiaram, Ivan, Koljiç
Trajner: L. Balint

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, Hoxhaj, Kaina.
Trajner: M. Josa

 vllazbnia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"