VIDEO/ Në Kombëtare janë të bindur: Jemi gati për ndeshjet e radhës, shkojmë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 12:55

VIDEO/ Në Kombëtare janë të bindur: Jemi gati për ndeshjet e radhës, shkojmë në Europian

Kombëtarja shqiptare luan dy ndeshje mjaft të rëndësishme ku në datën 7 shtator përballet me Çekinë në transfertë dhe më pas do të presë Poloninë në “Air Albania”.

kombetarja

Këto dy ndeshje, do të vendosin shumë për fatet e grupit për sa i përket kualifikimit në Europian. Pavarësisht vështirësisë, në Kombëtare janë të bindur se do të jemi në Europian dhe këtë e thonë Roshi, Muçi, Strakosha, Berisha e Hysaj.

Odise Roshi: Si gjithmonë kthimi është krenari siç jam ndjerë 19 vjeç. Kombëtaren e gjeta me shumë ndryshime, nga hoteli, stafi, trajneri e fusha. Jemi takuar me çunat dhe janë të karikuar. Jam i bindur se ky grup shkon 100% në Europian. Japim maksimumin dhe jam i bindur se do të jemi në euro 2024.

Ernest Muçi: Jam i lumtur që jam në Kombëtare dhe mora ftesë në këto ndeshje. Ne bëjmë shaka me njëri-tjetrin që fiton Polonia apo ne por e shohim të dielën kush fiton. Kur merr ftesë duhet të japësh maksimumin dhe për sulmuesin është të shënosh e ndihmosh ekipin. Japim maksimumin për të qenë pjesë e Euro 2024 dhe falënderojmë tifozët.

Thomas Strakosha: Dita e parë shumë e bukur dhe me diell. Shpresojmë të fitojmë sepse na duhen këto pikë.

Etrit Berisha: Po bëhemi gati. Të shohim, jemi mirë. Me motiv shumë të lartë dhe besoj se do të kemi sukses.

Elseid Hysaj: Ndihem mirë sepse dita e parë. Të gjithë jemi mirë. Bëjmë pak batuta por jemi mirë të gjithë. Ndeshjen e fundit luajta dhe po kthehem në formë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"