VIDEO/ Mema e nis me fitore te Kastrioti, krutanët “zhysin” në krizë Vllazninë e Josës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 23:55

VIDEO/ Mema e nis me fitore te Kastrioti, krutanët “zhysin” në krizë Vllazninë e Josës

Kastrioti ka arritur të triumfojë në stadiumin e Kamzës kundër Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e vlefshme të javës së 14-të.

kastrioti

Sfida nisi me ritëm të lartë nga krutanët të cilët provuan shumë herë për të gjetur golin. Nga ana tjetër, shkodranët u ndëshkuan me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar nga ana e Krujës.

Në pjesën e dytë ishte Zogaj ai i cili me prekjen e parë të topit gjeti rrjetën duke ndëshkuar kuqeblutë.

Kështu Ardian Mema e nis me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij me Kastriotin, ndërsa Vllaznia e Josës zhytet më tepër në krizë.

REZULTATI:

KASTRIOTI 1-0 VLLAZNIA

Zogaj 65′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida!

90+6′ Zogaj provon me një gjuajtje me të djathtën, por Zogoviç e ndal.

90+1′ Prenkoçeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas vonesave të lojës.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Mehmeti provon një gjuajtje me të djathtën, por topi devijohet dhe shkon në duart e Mehmetit.

85′ S. Selmani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Mehmeti provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, duke parë portën e boshatisur, por tentativa e tij përfundon jashtë.

78’ Zëvendësim i dyfishtë te Vllaznia. Largohen Marku dhe Jonuzi, në vendet e tyre futen Hoxhaj dhe Kaina.

75′ Marku provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Sali.

68′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Aralica dhe në vendin e tij futet Çoba.

65′ GOOOL KASTRIOTI/ Zogaj përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe shtyn sferën drejt rrjetës.

64’ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Bejzade dhe Çela, në vendet e tyre futen Mehmeti dhe Zogaj.

61′ Smajli hedh një tjetër top të bukur drejt zonës, por Aralica nuk arrin dot të përfitojë.

56′ Smajli hedh një top të bukur në zonë dhe Marku provon me të djathtën, por tentativa e tij ndalet nga Sali.

55′ Hasani hedh një krosim drejt zonës, por tentativa e tij shkon në duart e Zogoviç.

52′ Marku shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Shehi dhe në vendin e tij futet Heriç.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ S. Selmani del i vetëm përballë portierit, por Zogoviç e ndal tentativën e tij. Gjithsesi gjyqtari akordon pozicion të parregullt.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Kodra ndëshkohet me karton të verdhë pasi e tepron me mbajtjen e topit në rivënjen anësore.

35′ A. Selmani gjen një top me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

34′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Alivoda dhe në vendin e tij futet Smajli.

31′ Kruja shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të kuq.

30′ Tjetër zëvendësim i detyruar për Kastriotin. Largohet Morbek i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Bejzade.

26′ Jonuzi merr një top të mirë në zonë,. por tentativa e tij ishte e dobët dhe Sali e kontrollon pa probleme.

22′ Jonuzi provon të godasë nga distanca, por tentativa e tij bllokohet menjëherë.

10′ Boshnjaku provon me një goditje nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

9′ Zëvendësim i detyruar te Kastrioti. Largohet i dëmtuar Karakaçi dhe në vendin e tij futet Morbek.

2′ Krosimi nga goditja e këndit sjell rrezik në zonën e shkodranëve, me Karakaçin që rrezikon me kokë, por tentativa e tij devijohet dhe shkon në goditje këndi.

1′ S. Selmani merr një top të bukur dhe i vëtëm me Zogoviç ndalet nga portieri i shkodranëve.

1′ Statrton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Prenkoçeviç, Onanuga, Karakaçi, Hasani, J. Çela, Greca, S. Selmani.

Trajner: Ardian Mema

VLLAZNIA: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Marku, Aralica.

Trajner: Mirel Josa

asdfjk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"