VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krah, sulmuesi shqiptar i shënon gol… Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 20:37

VIDEO/ Me shiritin e kapitenit në krah, sulmuesi shqiptar i shënon gol… Napolit

Sulmuesi shqiptar, Eljon Toci, është duke kaluar një formë të shkëlqyer te ekipi i 19-vjeçarëve të Fiorentinës, teksa i është besuar edhe shiriti i kapitenit.

FIORE

Futbollisti kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm ndaj Napolit U-19, duke u konfirmuar edhe njëherë si lider i sulmit të skuadrës “vjollcë”.

Në minutën e 23-të, Toci zhbllokoi sfidën duke mos falur shumë pranë vijës fatale. Ky ishte goli i katërt në kampionat për sulmuesin shqiptar. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që Napoli barazoi në minutën e 55-të, golin e fitores Fiorentina e shënoi në minutën e 93-të me anë të Vitolos. Vlen të theksohet fakti se te Napoli, titullar u aktivizua edhe mbrojtësi shqiptar Daniel Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"