“I kujt është kryeqyteti?”, Partizani në “ekstazë” pas triumfin në derbin ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 23:25

“I kujt është kryeqyteti?”, Partizani në “ekstazë” pas triumfin në derbin ndaj Tiranës

Partizani triumfoi me rezultatin 1-2 në derbin numër 203 ndaj Tiranës. Sfida e vlefshme për javën e 33-të të Superiores, u vendos nga dopieta e mesfushorit Maget.

-900-0-1714334613xscreenshot-1-716 

Nuk ka munguar as postimi i Partizanit në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Klubi i kuq, krah fotos së Skukës dhe Maget që po festojnë, shkruajnë “I kujt është kryeqyteti”, duke e shoqëruar me ngjyrën e kuqe. 

Vlen të theksohet që kjo është fitorja e 3-të nga 4 ndeshjet e Partizanit në këtë sezon të Superiores përballë Tiranës. Të kuqtë duken në ekstazë pas këtij dominimi në derbin ndaj bardhebluve. Një festë kjo legjitime…  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"