EKSKLUZIVE/ Ardit Deliu drejt largimit nga Tirana, mesfushori kavajas joshet nga një klub tjetër i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2024 | 23:12

EKSKLUZIVE/ Ardit Deliu drejt largimit nga Tirana, mesfushori kavajas joshet nga një klub tjetër i Superiores

Tirana ka marrë pushimet, por lojtarët e saj pa kontratë janë nën shënjestrën e klubeve të tjera të Superiores. I pari është Ardit Deliu. Burime bëjnë me dije se Dinamo kërkon shërbimet e mesfushorit, madje duke e kontaktuar.

ardit deliu

Saktësisht nuk dihet nëse palët kanë arritur akordin apo do të diskutohet në vazhdim për një transferim të mundshëm te Dinamo. Deliu dihet që është pa kontratë dhe skuadra bardheblu ende nuk ka mbyllur rinovimin me mesfushorin e qendrës. Ardit Deliu nuk është lojtari i vetëm pa kontratë tek ekipi i Tiranës. Tirana në këtë moment i ikin katër titullarë në mbrojtje. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin, i cili e ka mbyllur me shumë mundësi me ekipin e Tiranës. Bruno Lulaj do të jetë pjesë e Elbasanit në sezonin në vazhdim. Florjan Përgjoni nuk ka rinovuar, por diskuton për detajet e kontratës dhe Gledi Mici është në dilemë qëndron. Këta lojtar janë gjithë reparti i mbrojtjes.

Me Najdovskin ndarja duket se është përfundimtare. Për momentin, i vetmi që thuajse e ka të sigurt qëndrimin është Florjan Përgjoni, i cili tashmë është veteran në skuadër. Edhe në mesfushë skuadrës mund t’i ikin dy titullarë. Bëhet fjalë për Ardit Deliun për të cilin interesohet Dinamo dhe Regi Lushkjen. Dyshes që më parë ka luajtur me Laçin u mbaron kontrata dhe tani duhet të vendosin për të ardhmen. Dy lojtarët janë të padiskutueshëm në ekip dhe klubi duhet të vendosë për të ardhmen.

Patrik dhe Kristal Abazaj janë dy titullarët që në fund të kampionatit nuk do të kenë kontrata të vlefshme. Dyshja ka qenë vendimtare për ekipin gjatë kësaj kohe, por do të shohim nëse do të marrin një rinovim. Shkurt, skuadra ka tetë titullarë drejt largimit. Shto këtu edhe gjashtë të tjerë që ikën në janar, nëse drejtuesit vendosin të mos bëjnë rinovimet atëherë ekipi ka bërë katharsisin e madh. Tirana nga ana e saj është skuadra me buxhetin më të madh të rrogave në kampionatin shqiptar.

MERKATO – Tirana në fund të sezonit mund të ketë një tjetër “eksod” lojtarësh. Janë dy futbollistët në qendër të merkatos, që mund të shiten dhe të sjellin të ardhura për klubin. Bëhet fjalë për portierin Mustafë Abdullahu si dhe mesfushorin Jordi Jaku. Lojtarët kanë oferta nga skuadra të tjera. Kështu, për Jakun prej kohës presidenti Refik Halili ka deklaruar se ka një ofertë prej 200 mijë eurosh, por klubi mendon që ta zhvillojë futbollistin. Tashmë është zbuluar se ka qenë skuadra e Mainzit që e ka kërkuar me ngulm lojtarin, por klubi ka dashur më shumë para. Edhe për Mustafë Abdullahun është folur për një ofertë, por që Tirana kërkon një shumë të caktuar parash.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"