VIDEO/ Mbape zbarkon në Spanjë, por refuzon të autografojë një letër me logon e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 22:33

VIDEO/ Mbape zbarkon në Spanjë, por refuzon të autografojë një letër me logon e Realit

Kilian Mbape ka mbërritur sot në Spanjë me skuadrën e PSG, pasi do të luajë nesër atje ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Real Sociedad, për një biletë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

asddsadasdasadsadsasdadsads

Shumëkush pret që Spanja të bëhet “atdheu” i ri i tij pasi që nga vera, mendohet se do t’i bashkohet Real Madrid. Por deri atëherë, tifozët e zjarrtë duhet të presin për të marrë një mesazh të qartë nga sulmuesi francez, i cili ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë veprim derisa të ketë mbyllur sezonin me parisienët.

Edhe tifozët madrilenë që kishin dalë ta pritnin në mbërritjen e tij në Spanjë, kanë mbetur disi të zhgënjyer. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, shfaqet Mbape duke firmosur autografe për tifozët.

Një prej tyre mbante një letër me logon e Real Madrid ku shkruhej “Mbape, eja në shtëpi”. Por lojtari e largoi këtë letër, duke bërë të qartë se nuk do të vinte firmën mbi logon e një klubi që për momentin, nuk është i tiji.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"