VIDEO/ Mançester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 16:24

VIDEO/ Mançester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë

Mançester Siti nuk ka të ndalur. Skuadra e Guardiolës shpartalloi Hudersfilldin me rezultatin 6-1 në takimin e dytë të Premier Ligës.

aguerro

Ishte Serxhio Aguero njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi. Argjentinasi shënoi tripletë dhe i siguroi fitoren qytetarëve. Golin e parë sulmuesi e shënoi pas një topi të gjatë të dhënë nga portieri Ederson.

portieri

Gabriel Zhezus dhe David Silva ishin autorët e golave të tjerë, ndërsa goli i gjashtë u shënua nga Kongolo në portën e tij.

aguero

Me fitoren e sotme, “qytetarët” kryesojnë renditjen me pikë të plota dhe me një golavarazh +7. Sfidën e radhës Mançester Siti do ta luajë në transfertë ndaj Volvesit.

Ndërkohë në takimin tjetër të zhvilluar në orën 14:30, Uatford mposhti Bërnlin me rezultatin 1-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"