VIDEO/ Manaj aktivizohet sërish nga stoli, Uatfordi “kënaqet” me 1 pikë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 23:15

VIDEO/ Manaj aktivizohet sërish nga stoli, Uatfordi “kënaqet” me 1 pikë në transfertë

U transferua me bujë te Uatfordi, por Rei Manaj nuk ka arritur ende të fitojë vendin e titullarit, te skuadra që militon në Championshipin anglez. Lushnjari u aktivizua në minutën e 83-të, në duelin ndaj Uest Bromuiç, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Manaj

Pavarësisht përpjekjeve shqiptari nuk mundi të linte gjurmë në këtë duel, për shkak edhe minutazhit të pakët. Kjo është ndeshja e dytë në kampionat që Manaj aktivizohet nga stoli në minutat e fundit.

MOMENTI I AKTIVIZIMIT TË MANAJT: VIDEO

Për sa i përket ndeshjes, Uatfordi kaloi i pari në avantazh me Sarr, që i mrekulloi të gjithë me një kryevepër nga mesfusha në minutën e 12-të, ndërkohë që Grant vendosi baraspeshën në minutën 45+2.

Në pjesën e dytë, skuadra e Manajt, pati shansin ideal për të shënuar golin e dytë, teksa Sarr gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sfidën e radhës Uatfordi do ta luajë në shtëpi ndaj Bërnlit në datën 12 gusht.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ I zuri vendin e titullarit Manajt, sulmuesi senegalez shënon gol të çmendur nga mesfusha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"