VIDEO/ Lushnja dhe Vora luajnë pa mbrojtje, “lagunarët” festojnë fitoren pas 7 golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 23:44

VIDEO/ Lushnja dhe Vora luajnë pa mbrojtje, “lagunarët” festojnë fitoren pas 7 golave

Lushnja ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Vorës në kampionat, duke iu larguar edhe më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit. “Lagunarët” kanë triumfuar me rezultatin 4-3, në një ndeshje që të dy skuadrat e kanë luajtur thuajse duke harruar si mbrohet.

lushnja vora

Ishin miqtë ata të cilët gjetën lehtësisht hapësira në fillimin e takimit në mbrojtjen vendase, duke shënuar dy herë me penalltinë e Raboshtës e më pas me Qardakun. Nga ai moment, Lushnja kërkoi më me ngulm golin, duke shpërdoruar raste të shumta para portës së Jatës, me prapavijën mike që la shumë për të dëshiruar.

Canka rihapi ndeshjen në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytën, ishte autori i një prej golave që përmbysën plotësisht shifrat bashkë më Preknicajn e Leru, ndërsa mbrojtja mike ishte thuajse inekzistente. Në fund, Xhabrahimi shfrytëzoi një pavëmendje të vendasve për të bërë më pak të hidhur këtë humbje e mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-3.

LUSHNJA-VORA 4-3

Canko 45′, 67. (11-m), Preknicaj 59′, Leru 81′ / Raboshta 17′ (11-m), Qardaku 21′, Xhabrahimi 90’+2′ 

VIDEO GOLI I RABOSHTES

VIDEO GOLI I QARDAKUT

VIDEO SHTYLLA E CANKES

VIDEO GOLI I CANKES

VIDEO GOLI I PREKNICAJT

VIDEO GOLI I DYTE I CANKES

VIDEO GOLI I LERU

VIDEO GOLI I XHABRAHIMIT

formacionet

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"