VIDEO/ Luftë pa fitues në suspersfidën e Kategorisë së Parë, Skënderbeu mbron kreun përballë Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2023 | 0:02

VIDEO/ Luftë pa fitues në suspersfidën e Kategorisë së Parë, Skënderbeu mbron kreun përballë Flamurtarit

Supersfida e Kategorisë së Parë, dueli mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, është mbyllur në një barazim pa gola në Vlorë. Në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave, ka dominuar më shumë frika për të mos pësuar me ekipet që kanë rrezikuar rrallëherë portën kundërshtare.

bandicam 2023-04-08 15-02-13-281

Rastet në të dy portat kanë qenë me pikatore në një ndeshje të luftuar dhe të tensionuar, me ndalesa të shumta për shkak të faulleve që zbehen pak spektaklin që pritej në fushë mes dy skuadrave që pretendojnë të jenë pjesë e elitës në edicionin e ardhshëm.

Në fund, barazimi pa gola më shumë i buzëqeshi Skënderbeut i cili mbron përkohësisht vendin e parë me 42 pikë, duke lënë 3 pikë pas vlonjatët që mbeten në vendin e tretë.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0. 

90’+2’ Igor i lë vendin në fushë Oliveiras, ndërsa Kamberaj del pas pak minutash në fushë duke i bërë vend Shkallës.

90’+1’ Pedro Augusto lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, topi kalon mbi traversën e portës korçare.

90’ Jepen 4 minuat shtesë.

88’ Kundërsulm i rrezikshëm i korçarëve me Liçon i cili gjuan në hyrje të zonës pro gjen devijimin e Dishës.

87’ Luhet në gjysmëfushën e korçarëve prej disa minutash me vlonjatët që duan një gol për të fituar ndeshjen dhe shtuar shanset për Superioren.

83’ Flores përfiton nga një gabim i mbrojtësve miq në krahun e majtë, por nuk ia del të pasojë për shokët e sulmit duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

81’ Xhonatan i lë vendin Kamberajt, ndërsa Silue merr vendin e Bylykbashit te Flamurtari.

73’ Nikaj dhe Moses hyjnë në fushë në vend të Likës dhe Sumaila.

70’ Minuta të mira për vlonjatët të cilët në këtë pjesë të ndeshjes kanë zhvendosur lojën pranë zonës korçare.

65’ Erik Flores merr vendin e Fernando në radhët e Flamurtarit.

62’ Edhe Pedro Augusto ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Ruçit.

59’ Një harkim nga e majta e sulmit gjen Rapën në zonë, gjuajtja e këtij të fundit me kokë përfundon në duart e Kukës.

57’ Pjeshka ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyje të gabuar para zonës.

56’ Temitope jep një pasim të shkëlqyer për Liçon i cili në ecje e sipër gjuan në hyrje të zonës por gabon gjithçka duke çuar topin jashtë.

52’ Fernando nga e djathta e sulmit vlonjat tenton të harkojë dy herë në zonë, por Rapa largon sferën.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

35’ Edhe Frashëri përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë në këto minuta të ndezur ku nuk mungojnë ndërhyrjet e ashpra.

32’ Karton i verdhë edhe për Rapën për një faull në mesfushë.

29’ Pas një harkimi në zonë, vlonjatët protestojnë për prekje të topit me dorë. Protesta të lojtarëve vlonjatë dhe të trajnerit Longo, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë e në fund ndëshkon Jurin me të verdhë.

25’ Pas një goditje dënimi të Liços nga e djathta, topi devijohet me kokë nga Lika por nuk ka forcë për të mposhtur Kukën.

22’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Sumaila ul topin për Temitop i cili gjuan por gjen përgjigjen e Kukës.

20’ Goditje këndi për korçarët, topi harkohet në zonë ku Kuka del dhe kontrollon mes lojtarëve kundërshtarë.

13’ Shumë dyluftime në mesfushë, pa prodhuar aksione të rrezikshme nga të dy skuadrat në këto minuta të para. Por Skënderbeu është ai që ka më shumë në kontroll manovrën në startin e sfidës.

7’ Harkim nga e djathta në zonë për Sumaila i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën me tentativën e tij.

2’ Lika shpërthen menjëherë në krahun e majtë, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja vendase.

1’ Nis dueli në Vlorë.

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Kuka, Bylykbashi, Disha, Qarri, Beqja, Juri, Pjeshka, Fernando, Igor, Xhonatan, Pedro.

Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Idrizaj, Liço, Rapa, Moraesh, Lika, Temitope, Sumaila.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

FOTO: P. PASHOLLARI

FOTO: P. PASHOLLARI

340192583_936499857780938_4648250128937635910_n (1)

337977994_1396570154431505_2369074172600795172_n (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"