VIDEO/ Lojtarët e Kukësit i kërkuan rikthimin, ja çfarë ndodh me Stavri Nicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 23:02

VIDEO/ Lojtarët e Kukësit i kërkuan rikthimin, ja çfarë ndodh me Stavri Nicën

Trajneri Stavri Nica dha dorëheqjen nga pankina e Kukësit pas humbjes me Vllazninë. MixCollage-16-Jan-2024-12-08-PM-1431

“Panorama Sport” zbuloi sot kërkesën që i kanë bërë vetë lojtarët në momentin që kanë dëgjuar Nicën t’u japë lamtumirën në dhomat e zhveshjes. Ata kërkuan që trajneri të tërhiqte pas vendimin dhe të rikthehej në pankinë.

Sot klubi verilindor ka postuar një video në rrjetet sociale teksa futbollistët shihen duke u stërvitur. Në sy bie edhe prezenca e Nicës, i cili duket se e ka marrë për bazë dëshirën e lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"