Video/ Lenjani merr një trepikësh shprese, kosovari asiston në golin e Zidan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 19:07

Video/ Lenjani merr një trepikësh shprese, kosovari asiston në golin e Zidan

Ndeshja midis Sionit dhe Lozanës në kampionatin zviceran ka përfunduar në fitoren 3-1 të ekipit vendas. Sioni fitoi ndeshjen e parë në kampionat që prej muajit nëntor.

lenjani

Sioni shënoi dy gola në minutat e para si rrallëherë, ndera Lozana iu kundërpërgjigj me goli e djalit të trajnerit Zidan, Enzo.

Golin e francezit që mbërriti në Zvicër në janar e asistoi lojtari i përfaqësueses kosovare, Kololli. Ky ishte goli i parë për Enzon në ekipin e ri.

DWVBgxIVMAEGA52

Më pas, vendasit shënuan edhe një tjetër gol në pjesën e dytë dhe takimi u mbyll në shifrat 3-1.Lenjani u aktivizua përgjatë gjithë takimit, ndërsa Kukeli nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje.

Sioni ndodhet në vendin e fundit në kampionat me 20 pikë të grumbulluara, 4 më par se vendi i parafundit.


Goli i Enzos, i asistuat nga Kololli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"