VIDEO/ Leksion futbolli, Skënderbeu keqtrajton Flamurtarin brenda në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 20:49

VIDEO/ Leksion futbolli, Skënderbeu keqtrajton Flamurtarin brenda në Vlorë

Skënderbeu ia doli të fitojë me shumë lehtësi, krye ndeshjen e javës së 28-të në Kategorinë Superiore, duke mposhtur pastër Flamurtarin me shifrat 0-3. Gjithçka u bë e lehtë, pasi Soue shënoi që në 30 sekondat e para, duke ia bërë më të lehtë ekipit të Dajës.

fla sken

Vetëm 11 minuta më vonë, mendoi edhe Dita që të shënojë sërish për të tijtë, pas një aksioni model nga sulmuesit e Skënderbeut. Kaq për pjesën e parë, me Flamurtarin që nuk mund të reagonte aspak.

Me fillimin e të dytës, Skënderbeu shënoi sërish me anë të Gavazajt, që dhuroi një gol mjaft të bukur, teksa e mori topin vetë dhe kaloi të gjithë mbrojtjen dhe mposhti portierin Nurkoviç. Flamurtari u duk i pafuqishëm në këtë sfidë, me Duron që u duk i tërbuar gjatë takimit me lojtarët e tij.

soue

 

Flamurtari-Skënderbeu 0-3

Gol: Soue 1′, Dita 12′, Gavazaj 48′

 

KOMENTI

Mbyllet i gjithë takimi. Flamurtari-Skënderbeu 0-3

90′ 2 minuta shtesë.

87’ Ndëshkohet me karton të verdhë Useini.

83’ Dalje e rrezikshme e Skënderbeut, Sahiti nga krahu i majtë asiston për Soue në qendër të zonës, por mbrojtësit vlonjatë spastrojnë në çastet e fundit.

77’ Për pak shkaktohet autogol tek zona e Flamurtarit, por Nurkoviç i vëmendshëm arrin të kontrollojë pranë vijës fatale,

76’ Largohet edhe Musta tek vlonjatët, në fushë Zuka.

Capture

72’ Daja kryen edhe ndërrimin e tretë. Largohet Gavazaj, në fushë Sahiti.

65’ Tunkara futet brenda zonës, kërkon të provojë vetë, por merr vetëm një goditje këndi.

64’ Tjetër ndërrim i Dajës, Vila futet për Osmanin.

61’ Dalje e shpejtë e vlonjatëve, por në fund Sidibe vendos të kthehet, topi për Muarem, dhe goditja shkon shumë sipër portës.

58’ Daja kryen zëvendësimin e parë. Dita i lë vendin Nimagës.

51’ Godet Dita nga jashtë zonës, por topi devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e Nurkoviç.

gavazaj

48’ GOOOL Gavazaj shënon edhe të tretin. Një top i rrëmbyer nga mbrojtja, topi shkon te Gavazaj, që e merr topin që nga mesi i fushës, bën gjithçka mirë vetë, dhe mposht Nurkoviç.

Capture

46’ Pas zëvendësimit të parë të detyruar, Duro hedh një tjetër lojtar nga stoli. Futet Nedeljkovicc për Hoxhajn.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Skënderbeu 0-2

tunkara

46’ Kamara dëmtohet në kofshën e djathtë dhe nuk ia del të vazhdojë. Duro hedh në fushë Tunkaran.

45′ 3 minuta shtesë në pjesën e parë.

41’ Tjetër dalje e shpejtë e Danilos, shërben në të majtë për Kamaran. Ky i fundit kroson për Hoxhajn brenda në zonë, por Teqja del dhe me saktësi kontrollon topin.

39’ Gavazaj provon me të majtën nga hyrja e zonës, por goditja tokazi kontrollohet nga Nurkoviç.

37’ Flamurtari i gjithi në zonën kundërshtare. Korçarët në vështirësi, ku në disa raste nuk largojnë dot topin nga zona.

34’ Rast në krahun tjetër, ku Xhejms shërben për Gavazajn, por ky i fundit ndalet pastër nga Pollozhani, me një ndërhyrje të pastër.

33’ Hoxhaj pranë anës së djathtë të zonës, pengohet por për arbitrin nuk ka asgjë.

26’ Vangjeli largohet përkohësisht nga fusha, pasi duhet të mjekohet për çarjen në kokë.

24’ Muarem kroson nga goditja e lirë, kërcen sërish Bicaj, por me kokë nuk gjen kuadratin.

23’ Shpërthim i Danilos nga mbrojtja, dhe kalon disa lojtarë bardhekuq, deri sa në 20 metrat e fundit, ndalet nga Vangjeli. Karton i verdhë për mbrojtësin korçar.

23’ Radas provon me një goditje të lirë, por muri bllokon, dhe topi në këndore.

20’ Goditje këndi për Flamurtarin, godet Bicaj me kokë nga shtylla e dytë, por topi pak jashtë portës.

korca

12’ GOOOL Shënon Dita golin e dytë për korçarët. Muzaka futet bukur nga krahu i djathtë, shërben për Soue, ky i fundit hap këmbët për Ditën, dhe një goditje e fuqishme nga Dita në portë, përfundon në rrjetë.

7’ Dëmtohet në kokë Hoxhaj tek Flamurtari, dhe është i detyruar të luajë me fashë në kokë, pas një çarje gjatë përplasjes me Vangjelin.

1’ GOOOL Minuta e parë, një top i bukur për Xhejms, ky i fundit shërben për Soue, dhe përballë portierit nuk fal.

1′ Nis takimi në Vlorë. Miqtë luajnë topin e parë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Hoxhaj, Kamara, Alvesh. Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Dita, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Ardian Beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"