VIDEO/ “Kush është Mbape?” Florentino Perez intrigon me përgjigjen e tij rreth yllit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 10:13

VIDEO/ “Kush është Mbape?” Florentino Perez intrigon me përgjigjen e tij rreth yllit francez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u bë protagonist i një videoje virale me disa tifozë para ndeshjes së basketbollit të Euroligës. Ai është sjellë si i hutuar kur është pyetur për një temë të nxehtë.

mbappe

Pyetjes se kur do të zyrtarizohet Mbape te Real Madrid, Perez është përgjigjur shkurt: Kush është Mbape? Më pas ai ka vijuar të bëjë fotografitë e rastit, duke mos e zgjatur më, thua sikur po flitej për një gjë pa rëndësi.

PEREZ PER MBAPE

Natyrisht, duke qenë se Kilian Mbape është akoma pjesë e PSG-së, numri një i Realit të Madridit nuk ka dashur të flasë para kohe. Perez është treguar i kujdesshëm gjatë gjithë kësaj kohe kur Mbape pohoi se nuk do të rinovonte me parizienët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"