VIDEO/ Kryevepër e Shkëndijës, mbyll sezonin 35 pikë para Vardarit. Rekord golash të shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 18:12

VIDEO/ Kryevepër e Shkëndijës, mbyll sezonin 35 pikë para Vardarit. Rekord golash të shënuar

Shkëndija e Tetovës e mbylli me fitore kampionatin në Maqedoni, ku kishte javë që ishte shpallur kampione. Në ndeshjen e fundit, tetovarët fituan pastër 4-0 ndaj Pelisterit. Golat u shënuan nga Alimi në pjesën e parë, më pas Xhunior dhe dopieta e Ferhan Hasanit.

shkendija

Pas 36 takimesh, Shkëndija e mbylli me 29 fitore, 4 barazime dhe vetëm 3 humbje, me 91 pikë në total, plot 35 më shumë se Vardari i vendit të dytë. Performanca e shkëlqyer e Shkëndijës, përkthehet edhe tek golat e shënuar, plot 101, dhe vetëm 27 të pësuar në këto 36 javë kampionati.

shkendijaaa

titulli shkendija

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"