VIDEO/ Konte e zëvendësoi, Lautaro Martinez tërbohet. Shikoni çfarë bën sulmuesi argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:50

VIDEO/ Konte e zëvendësoi, Lautaro Martinez tërbohet. Shikoni çfarë bën sulmuesi argjentinas

Interi u rikthye te fitorja në kampionat ditën e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Xhenoan në trasfertë.

martinez lautaro

Megjithatë përveç fitores, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi Lautaro Martinez, i cili u zëvendësua nga trajneri Konte në minutën e 72’, për t’i lënë vendin të riut Pinamonti.

Argjentinasi shihet, teksa pas zëvendësimit është tejet i irrituar dhe inatin e tij e nxjerr te stolat, duke i goditur me sa fuqi të kishte.

Një gjest ky që nuk dihet pse erdhi, teksa “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se e gjitha kishte të bënte me një aksion gjatë kohës kur ishte në fushë, me Lautaron që priste një top nga Bastoni, ky do dilte përballë portierit dhe mund të shënonte, por mbrojtësi nuk e pasoi tek ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"