VIDEO/ Kastrioti frenon kryesuesit, Partizani ndalet te shtylla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2022 | 23:57

VIDEO/ Kastrioti frenon kryesuesit, Partizani ndalet te shtylla

Partizani u ndal në një barazim pa gola përballë Kastriotit, në një sfidë ku krijoi pak raste për të shënuar dhe në mundësinë më të mirë që iu shfaq, goditi shtyllën.

bandicam 2022-10-16 17-48-11-402

Të kuqtë krijuan më shumë lojë ndaj Kastriotit që u mbrojt me shumë rregull e kundërsulmoi rrezikshëm. Por asnjëra nga dy skuadrat nuk ia doli që të gjente rrjetën e kështu, ndeshja u mbyll në një barazim pa gola që ndihmon më shumë krutanët të cilët morën pikë përballë kryesuesve të kampionatit.

PARTIZANI-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+5’ Topi mbetet në zonë pas një harkimi dhe aty është Mensah i cili gjuan, por duke dërguar sferën jashtë.

90’+3’ Greca i lë vendin Arapit në radhët e krutanëve.

90’+1’ Ajazi merr vendin e Morbek në radhët e Kastriotit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Tjetër harkim në zonë me topin që devijohet nga Mensah, por gjen përgjigjen e Salit.

89’ Harkim i Sotës nga e djathta, Sali ndalon sferën që po shkonte drejt portës së tij.

85’ S. Selmani merr vendin e Hasanit i cili lë fushën i dëmtuar.

82’ Mensah merr vendin e Da Silva në fushën e lojës.

81’ Greca në krahun e djathtë gjen hapësirë për të nxjerrë në pozicion gjuajtje Zogajn por tentativa e këtij të fundit përfundon shumë lart mbi traversë.

75’ Greca kërkon kartonin e dytë të verdhë për Sotën pas një ndërhyrje të këtij të fundit, por gjyqtari bën shenjë vetëm për një rivënie anësore.

74’ Cara dhe Buxhelaj i lënë vendin  në fushë Cvetanovskit dhe Atanaskoskit.

71’ Një harkim i Sotës nga e djathta kthehet në rrezik për portën e Salit i cili detyrohet të devijojë topin mbi traversë.

68’ Rast i shkëlqyer i Partizanit për të kaluar në avantazh. Hadroj harkon në zonë për Da Silva i cili vetëm devijon pak sferën para Salit, por nuk arrin ta kthejë drejt katërkëndorit, duke e çuar jashtë.

66’ Kolela bën lëvizjen e parë, Menish hyn në fushën e lojës në vend të Hotit.

63’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Morbek.

60’ Nga ana tjetër, Hoti nis një top interesant në qendër për Da Silva, por braziliani nuk arrin topin që përfundon në fundore.

58’ Onanuga provon të gjejë të papërgatitur portierin e Partizanit, por gjuajtja e tij nga distanca është qendrore dhe përfundon në duart e Rexhepit.

52’ Cara futet në zonë nga e majta, kthimi i Karakaçit dhe ndërhyrja e tij shmang rrezikun pata portës krutane.

50’ Greca ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon ekzekutimin e një goditje dënimi të të kuqve.

48’ Rami nga e majta harkon në zonë, Zogaj gjuan lehtë me kokë dhe Rexhepi kontrollon me qetësi.

46’ E nisin vrullshëm të kuqtë me një harkim të Muratajt nga e djathta, por Sali del e kontrollon me qetësi.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’+2’ Da Silva tenton të hyjë në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Karakaçin. Të kuqtë kërkojnë penallti por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

45’+1’ Shtylla shpëton Kastriotin. Da Silva ul topin me gjoks dhe Cara gjuan, por sheh topin të ndalet nga shtylla.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Murataj ka mundësinë e artë për të çuar në pushim skuadrën e tij në avantazh kur pas një harkimi të Carës, gjuan menjëherë drejt portës nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin e Salit.

36’-38’ Ndeshja ndalet për pak minuta pasi Greca mbetet i dëmtuar në zonë pas një përplasje me Hotin dhe duhet të marrë ndihmë mjekësore.

35’ Skuka mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë për të gjetur portën, por shoqëron vetë topin në fundore.

33’ Pas goditjes nga këndi, Selmani me kokë provon të gjejë rrjetën, topi i goditur nga ai devijohet jashtë.

32’ Greca hyn në zonë nga e djathta dhe gjuan por devijimi i Bitrit çon topin në rrjetën e jashtme të portës së të kuqve.

31’ Karakaçi shfaqet nga e djathta dhe gjuan drejt portës, Rexhepi kontrollon.

27’ Goditje dënimi e Hotit që ekzekutohet direkt në portë, Sali kontrollon në dy kohë e më pas fiton faull pasi Da Silva godet portierin e krutanëve.

18’ Ndeshja është shumë e ndezur me skuadrat që afrohen vazhdimisht pranë zonës kundërshtare, por nuk ia dalin që të gjejnë pasimin e duhur apo gjuajtjen për të vënë në vështirësi dy portierët.

13’ Harkim i Da Silva në zonë, Murataj kthen sferën në qendër por Hoti vonohet dhe nuk gjuan, duke shkaktuar faull ndaj Onanuga.

11’ Hasani i afrohet golit të avantazhit për Kastriotin. Një harkim i Karakaçit nga e djathta shkon rrezikshëm në zonë, por Hasani nuk ia del të devijojë para portës.

8’ Mundësi e dyfishtë e Partizanit për të shënuar me Skukën e Hotin, por Sali është i vëmendshëm dhe shpëton portën e tij.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Da Silva, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela

KASTRIOTI: Sali, Selmani, Rami, Stojanoviç, Kodra, Karakaçi, Onanuga, Hasani, Zogaj, Greca, Morbek.
Trajner: B. Kuli

WhatsApp Image 2022-10-16 at 5.35.36 PM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"