VIDEO/ JASHTËTOKËSOR! Mesi shënon tripletë me dy gola spektakolarë dhe i jep kreun Barçës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 23:01

VIDEO/ JASHTËTOKËSOR! Mesi shënon tripletë me dy gola spektakolarë dhe i jep kreun Barçës  

Barcelona doli triumfuese nga ndeshja e javës së 13-të në La Liga, ku fitoi me shifrat e pastra 4-1 përballë Selta Vigos.

mesi

Një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Mesi, me tripletën e tij. “Pleshti” zhbllokoi takimin në minutën e 23-të, ku shënoi nga penalltia. Ndërkohë, në minutën e 42-të, Selta Vigo barazoi shifrat me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit.

Por, në minutën e parë shtesë të pjeës së parë, ishte pikërisht Mesi që iu përgjigj po me një goditje dënimi, asaj të shënuar nga miqtë. Argjentinasi i çoi sërish katalanasit në avantazh, me një të majtë “kirurgjikale”.

Me fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Mesi, që shënoi po me një goditje dënimi, pothuajse gol “fotokopje” si ai i dyti. Goli i katërt për vendasit erdhi nga Buskets, në minutën e 85-të. Barcelona iu përgjigj kështu fitores së Realit më herët, dhe të dyja kryesojnë kampionatin me 25 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"