VIDEO/ Iniesta kthehet të shënojë pas 5 muajsh, Seferi dhe shokët e tij i prishin festën dhe e zhysin në fund të renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:59

VIDEO/ Iniesta kthehet të shënojë pas 5 muajsh, Seferi dhe shokët e tij i prishin festën dhe e zhysin në fund të renditjes

Taulant Seferi është thyer sot përsëri në fushën e lojës, këtë herë me skuadrën e Bani Jas në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares. Dhe ndeshja e sotme ka qenë paksa më e veçantë, pasi përballë kishte një ikonë të futbollit botëror si Andres Iniesta.

GJyMVBpXYAAsb0F (1)

Ky i fundit është pjesë e Emirates Klub ku po mundohet që të vërë eksperiencën e tij në ndihmë të kësaj skuadre. Por pa shumë sukses pasi ekipi noton në ujëra të turbullta në renditje e rrezikon rënien. Sot, Iniesta tregoi se ka ende klas pavarësisht moshës, duke shënuar golin e avantazhit pas një asisti të një tjetër ish-lojtari të njohur spanjoll, Pako Alkaser.

Por Iniesta nuk mundi t’i gëzohej siç do të dëshironte golit që i mungonte prej 5 muajsh, pasi ekipi i Seferit përmbysi sfidën në pjesën e dytë duke fituar me shifra 2-1. Kështu, Emirates Klub mbetet në vendin e parafundit në renditje, me vetëm 8 pikë pas 16 javësh kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"